Loading...

Ushqimet mesdhetare parandalojnë sklerozën, parkinsonin, alzaimerin dhe dementias

Lufta për parandalimin e sëmundjeve
 të moshës së tretë të lidhur me harresën
 mund të fitohet me një dietë tipike
 mesdhetare, në vend të mjekimeve
 suksesi i të cilëve është i kufizuar apo
 i paprovuar.
Në një letër të hapur drejtuar Ministrisë
 Britanike të Shëndetësisë, një prej
 ekspertëve më të mëdhenj të vendit,
 doktoresha Clare Gerada argumentoi
 se ushqimet tipike të përdorura në dietën mesdhetare kanë një ndikim shumë më pozitiv,
 në luftën kundër sklerozës, parkinsonit, alzheimerit dhe dementias.
Sipas eksperes, vlera e vajit të ullirit, perimeve, lajthive apo peshkut mbetet ende e paçmuar
 si duhet prej shkencës.
"Shpresoj që rritja e vazhdueshme e rasteve të prekjeve nga kjo sëmundje të krijojë një
 shans për ndryshimin e politikave dhe orientimin e kurave drejt një diete mesdhetare,
 në vend të favorizimit të mjekimeve me sukses të paprovuar", shkruante ekspertja në
 këtë letër.
Shumë mjekime të përqendruara në kurimin e këtyre sëmundjeve janë ende në fazat
 e tyre eksperimentale dhe efektet anësore që ato mund të kenë janë kritikuar gjerësisht
 më parë prej ekspertëve.
Ushqimet mesdhetare parandalojnë sklerozën, parkinsonin, alzaimerin dhe dementias Ushqimet mesdhetare parandalojnë sklerozën, parkinsonin, alzaimerin dhe dementias Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 10:07:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.