Loading...

Top 5 pijet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë natyrale

Nëse e keni vendosur tashmë të humbni peshë, atëherë sigurisht që duhet ta dini se e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë, është të balanconi kaloritë me shëndetin. Ekzistojnë disa pije të provuara që ndihmojnë në djegjen e shpejtë të kalorive dhe në humbjen e shpejtë të peshës trupore. Ja cilat janë pijet që duhet të konsumoni s më parë për të rënë nga pasha:

1. Lëngjet çhelmuese (që heqin toksinat)
 
 2014-03-19_114536.jpg
Pijet çhelmuese janë sigurisht aleatët më të fuqishëm në luftën kundër mbipeshës - 
mund të përgatiten lehtësisht në kuzhinë, qoftë me fruta apo me zarzavate, ose kmbinimi
i të dyjave.
Siç e dini, antioksidantët janë esenciale në mbrojtjen e trupit nga helmet e ndryshme.
Një pije çhelmuese prej 250 mlg në javë do t’i mbante larg të gjitha elementet negative.
Kjo pije ka dobi të dyfishtë: ndihmon trupin të çlirohet nga toksinat, kimikatet e
padëshirueshme dhe substancat e rrezikshme, dhe ju ndihmon të humbni peshë në
mënyrën më të shpejtë të mundshme. Ndër pijet më të njohura çhelmuese janë lëngu
i karrotës, i mollës, limonit, portokallit, panzharit, shegës, domates etj. Këto lëngje
mund t’i kombinoni sipas shijes që dëshironi. Më i preferuari është lëngu i mollës i 
përzier me atë të karrotës.

2. Lëngu i freskët i zarzavateve
2014-03-19_114348.jpg
Lëngu i zarzavateve të freskëta është shumë i efekshëm në humbjen e kileve të
tepërta dhe i dobishëm për shëndetin. Nuk ka rëndësi nëse e konsumoni vetëm
me zarzavate si brokoli, lakër, lulelakër, lakër jeshile apo karrota, apo të shoqeruar
me fruta si mollë, portokalle, kivi, ananas etj. Kjo pije ndihmon trupin tuaj të luftojë
radikalet e lira, të cilat janë shumë te rrezikshme si për peshën, ashtu edhe për
shëndetin në përgjithësi. Idele do ishte që ky lëng të konsumohet i përzier me lëng
frutash, pasi redukton inflamacionet dhe kontrollon sheqerin në gjak, balancon 
nivelin e hormoneve, rrit metabolizmin dhe i bën trupit një detoksifikim të përgjithshëm.
3. Çaji jeshil
2014-03-19_115613.jpg
Çaji jeshil është përdorur për qindra vjet për arsye të vlerave të pazëvendësueshme të
tij, dhe humba e peshës është një nga to. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni kohë ta konsumoni
me një regjim ditorë, mjafton një filxhan çaj jeshil në ditë për të detoksifikuar trupin. 
Ky çaj është perfekt në djegjen e kalorive të tepërta dhe në rritjen e energjive. Në fakt,
konsumimi i çajit jeshil është mekanizmi perfekt në humbjen e kilogramëve të tepërta.
Çaji jeshil konsumohet gjerësisht nga japonezët dhe është shumë popullorë në Japoni.
A keni parë ndonjë japonez apo japoneze të shëndoshë?
4. Lëng boronice të përzier me lëng dardhe
2014-03-19_114837.jpg
Lëngjet e frutave janë të këndshme, por në fakt ka me qindra fruta nga të cilat duhet 
të zgjidhni. Konsumimi i lëngut të dardhës të përzier me lëngun e boronicës është një
ndër mënyrat perfekte për të humbur kilogramët e tepërta. Këto dy fruta të magjishme,
veçse ju ndihmojnë të humbni në peshë, e furnizojnë trupin me të gjithë elementët e
nevojshëm dhe rrisin metabolizmin. Nga njëra anë, dardha jep magnezin, potasiumin 
dhe fosforin. Ndërsa nga ana tjetër, është i njohur fakti që boronica parandalon një sërë
infeksionesh të fshikëzës, por edhe se është e pasur përplot me vitaminë C.

5. Kafja
2014-03-19_115247.jpg
Është i njohur fakti se konsumimi i moderuar i 
kafesë është i dobishëm për shëndetin - jo vetëm
që përmban antioksidantë që luftojnë radikalet e
lira, por gjithashtu mund të reduktojë rrezikun nga
diabeti dhe lufton sëmundjet e zemrës. Kafeina ndihmin
gjithashtu në rritjen e metabolizmit duke përshpejtuar 
kështu djegjen e kalorive. Por duhet të bëni kujdes: 
nëse doni të humbni kilogramët e tepërta, kafenë 
duhet ta konsumoni pa sheqer dhe pa qumësht dhe
të mos e shoqeroni me ndonjë ëmbëlsirë, pasi këto 
të fundit rrisin kaloritë.
Dhe si përfundim, këto janë 5 pijet më eficiente në humbjen e kilogramëve te tepërta, 
të cilat duhet t’i implementoni sa më shpejt në dietën tuaj, nëse doni t’i hiqni shpejt
dhe në mënyrë natyrale kilogramët e tepërta.
Top 5 pijet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë natyrale Top 5 pijet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë natyrale Reviewed by Oculusnews Albania on 5/07/2014 04:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.