Loading...

Supë franceze



Nevojiten:
* 1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
* 2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
* 900 ml lëng pule ose perimesh
* 1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
* 1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle lëng limoni
* pak kripë e piper të zi, të bluar në çast

Përgatitja:

Hidhni vajin në një tenxhere të nxehtë dhe kaurdisni qepët - pasi t’i keni prerë - në zjarr mesatar, për rreth 5 min.
Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.
Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë duke e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.
Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.
Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.
Ju bëftë mire!


Supë franceze Supë franceze Reviewed by Oculusnews Albania on 5/18/2014 08:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.