Loading...

Studimi, njerëzit janë më të ndershëm në mëngjes se pasdite


 Nëse jeni menaxher apo drejtor, dhe do ju duhet të takoni vazhdimisht vartësit për t’i pyetur se nëse i kanë arritur objektivat, është më mirë që këtë gjë ta bëni në mëngjes.

Ky është konkluzioni i një studimi të ri të dy akademkëve, Maruyam Kouchaki (Harvard) dhe Isaac Smith (Utah).

33 vjeçri Smith thotë që ai dhe Kouchaki ishin shumë të motivuar nga studimet që
 tregonin se njerëzit që ishin si të përgjumur, shfaqnin mungesë vetëkontrolli. Studime
 të tjera tregojnë që vetë-kontrolli është si një muskul, sa më shumë ta përdorësh, aq më i fortë bëhet. Studimet tregojnë që njerëzit e përgjumur kanë prirje më të madhe për të tradhtuar dhe për t’u sjellur në mënyrë jo të hijshme. Smith dhe Kouchaki hamendësuan nëse stresi dhe lodhja mund të ndikojnë në vetëkontrollin e njerëzve, duke bërë që sa më shumë që dita kalon, aq më shumë ata ishin të prirur të gënjenin; 
dhe përgjigjja është: PO.

Për të testuar hipotezën e tyre, ata bënë katër studime. Në të parin, u treguan një grupi prej 62 studentëve një model pikash në një kompjuter. Eksperimenti paraqiste më shumë pika në njërën anë të katrorit, dhe studentët u pyetën nëse kishte më shumë pika në njërën anë të katrorit apo në tjetrën. Studentët merrnin 4 cent për çdo herë që thoshin se ishin më shumë pika në anën e djathtë të katrorit; merrnin gjysmë centi nëse thonin se kishte më shumë pika në të majtë. Studimi u bë në mëngjes rreth orës 8:00 dhe pasdite në orën 6:00. Megjithëse stimujt financiarë ishin të vegjël, eksperimenti zbuloi që studentët e pasdites kishin prirje rreth 2 herë e gjysmë më të madhe për të gënjyer se ato të mëngjesit.

Në studimin e dytë, Smith dhe Kouchaki bënë që studentët të mbushnin vendet në hapësirat
 boshe të disa fjalive. Kështu, studentët e mëngjesit, ishin më të prirur që në këto hapësira të vendosnin fjalët “moral” dhe “etikë”, ndërsa ato të pasdites përdornin më shumë fjalën “efekt”.
Në të njëjtën logjikë u zhvilluan edhe dy eksperimentet e tjera, dhe rezultatet ishin të 
përafërta.

Smith thotë se i duhet të mendojë rreth asaj se çfarë thonë studimet për tendencën për të
 qenë të ndershëm. “Ka faktorë të mprehtë ambjental që ndikojnë në vendimmarrjen tonë”, 
thotë ai. “Njerëzit që duan të marrin vendime të moralshme duhet të jenë në dijeni të faktit 
se çfarë i bën të gënjejnë.

Ndonjëherë, në fund të ditës ne ndihemi shumë të lodhur për të bërë telefonana të
 rëndësishme. Studimi i Smithit dhe Kouchakit tregon që sa më shumë të lodhur të 
jemi gjatë ditës, aq të vështirë e kemi të jemi plotësisht të ndershëm ndërsa dita është 
drejtë fundit.

Studimi u publikua në revistën psikologjike shkencore “Psychological Science”,
 revistë kjo që botohet nga Shoqata për Shkencën e Psikologjisë./Forbes/ 
Studimi, njerëzit janë më të ndershëm në mëngjes se pasdite Studimi, njerëzit janë më të ndershëm në mëngjes se pasdite Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:40:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.