Shkencëtarët amerikan zbulojnë një ilaç kundër fruthit që merret me anë të gojës


measles.jpg
Shkencëtarët amerikan kanë arritur të zhvillojnë një ilaç që merret oralisht dhe lufton fruthin, një sëmundje e evitueshme kjo që ka filluar të rritet vitet e fundit për shkak të lëvizjeve antivaksinim.


Vetëm primatët mund të sëmuren me fruth. Prandaj, shkencëtarët e Universitetit Emory në SHBA, kanë bërë eksperimente mbi qelbësat e infektuar me një sëmundje të ngjashme me fruthin.


Pas eksperimenteve të shumta, qelbësave u dha oralisht një ilaç i njohur si ERDRP-0519, për dy javë rresht.


Sipas raportit të publikuar në një të përditshme shkencore amerikane, atyre qelbësave që u ishte dhënë ilaçi për tri ditë rresht, jetuan dhe fituan imunitet, ndërsa atyre që nuk u dha ky ilaç, ngordhën.


Nëse elsperimenti do rezultojë i sukseshëm, ilaçi kundër fruthit mund të merret përpara se të shfaqen simptomat, duke mundësuar kështu kohë të mjaftueshme për të mbrojtur personat që kontaktojnë me pacientët e sëmurë.


Nëse ilaçi merret pas shfaqjes së simptomave rezultati do jetë i dobët, dhe virusi do ndalohet me mjete të tjera.

Vaksinimi është forma më efektive e mbrojtjes kundër fruthit, i cili në SHBA u deklarua i eliminuar në vitin 2000. Simtoma më e zakontë është kur puçrrat mbushin trupin dhe fytyrën e të infektuarit.
Previous Post Next Post