Sekuestrohen 840 kg kafe kontrabandë


ssss.jpg

Policia e Kukësit ka sekuestruar sot në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit”,  840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili, bënë të ditur burime zyrtare të Policisë.
Sasia e kafesë ishte duke u transportuar në drejtim të Tiranës në automjetin e një 25-vjeçari me targa TR 4382 J.
Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte. Menjeherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën.

Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale ndërsa  po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë.
Previous Post Next Post