Loading...

Samsung në treg orë të re "inteligjente"


dss.jpg

Samsung pritet të sjellë në treg një tjetër orë inteligjente. Kjo pajisje është afërsisht e njëjtë me orët e tjera inteligjente që Samsung ka në treg, por ajo që e dallon është që kjo orë tashmë do të mund të përdoret edhe si celular.
Orët inteligjente të Samsung që gjenden aktualisht në treg, kanë të nevojshme lidhjen me një aparat celular në mënyre që të kryejnë ose të marrin një telefonatë.

Ky version i ri mund të përdoret si celular funksional me një kartë sim, ku mund të bëhen edhe plane tarifore me parapagesë. Hedhja në treg e kësaj ore mendohet se do të bëhet ne muajin korrik ose gusht. Kjo hedhje e re në treg e Samsung mendohet të jetë e suksesshme dhe e kërkuar pasi ofron një eksperiencë të re.
Samsung në treg orë të re "inteligjente" Samsung në treg orë të re "inteligjente" Reviewed by Oculusnews Albania on 5/26/2014 10:54:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.