Loading...

Samsung Galaxy S5 del në shitje


 gsmarena_001.jpg
Telefoni inteligjent i shumëpritur i kompanisë Samsung, Galaxy S5, tani është në dispozicion për t’u blerë në të gjithë botën. Ky telefon është lëshuar në 125 tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën, një pjesë të Azisë dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Bashkë me telefonin Galaxy S5 klientët mund të blejnë edhe pajisjet Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Adhuruesit e pajisjeve inteligjente të Samsung-ut tani nuk kanë nevojë të bëjnë porosi përpara për t’i marrë këto pajisje, pasi që prej sot ato mund të blihen në dyqanet e kompanisë apo shitësit e autorizuar.Në SHBA, Galaxy S5 mund të gjendet në dyqanet Verizon Wireless, AT&T, Sprint dhe T-Mobile, me një çmim prej 199.99 dollarësh me kontratë.

Ndërsa çmimet për pajisjet që vishen janë:

Samsung Gear 2 – 299 dollarë
Samsung Gear 2 Neo – 199 dollarë
Samsung Gear Fit – 199 dollarë
Të tri këto pajisje që vishen do të mund të lidhen me aparatet e ndryshme të Samsung-ut, si Galaxy Note 3, Note 3 Neo, Galaxy S4, Galaxy Tab Pro dhe Galaxy Note Pro, ndërsa telefoni inteligjent Galaxy S5 nuk do të përfshihet
Samsung Galaxy S5 del në shitje Samsung Galaxy S5 del në shitje Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:51:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.