Loading...

Pse deputeti Blushi po i flet shoferit në çastin e gabuar?

1499492_10200322461782711_1680625410_n.jpg
Nga Marion Mardodaj
Libri i fundit eseistik i shkruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi “Hëna e Shqipërisë” ka ngjallur debate të mprehta në arenën publike dhe intelektuale shqiptare, ashtu siç edhe autori pretendonte besoj. Në vijim nuk do merrem me librin, por me filozofinë e të menduarit të Blushit në kontekste të ndryshme, duke u bazuar në punën  dhe në atë çfarë është shkruar në shtyp për të, pasi mendoj se është një çështje që duhet trajtruar seriozisht sepse kemi të bëjmë me një politikan me peshë relative, i cili ndikon tek politikanët e tjerë dhe  rrjedhimisht në fatet e shqiptarëve. I referohem autorit me “deputeti i PS-së Blushi”, pasi në këndvështrimin tim të paktën, Blushi nuk është një shkrimtarë dhe as publicist, por është një opinionist me filozofi të majtë, herë-herë me një filozofi pa filozofi. Mund të themi që Blushi është një deputet që shkruan dhe propagandon mirë doktrinën dhe filozofinë e partisë së tij politike. Përse? 
Mendoj, dhe kështu duhet të jetë, që shkrimtarët e vërtetë duhet të qëndrojnë vazhdimisht me këmbë në tokë, dhe jo në majë të një piramide apo grupimi. Mund të përmendim dy shembujt botërorë për ta ilustruar më qartë: “Don Kishoti i Mançës” lindi vetëm pas vuajtjeve dhe sakrificave ekstreme të Servantesit; “Lufta dhe Paqja” dhe përgjithësisht librat e Tolstoit ushtuan pas një sërë eksperimentesh që ai bënte me jetën e tij dhe filozofishë në të cilat Tolstoi besonte sinqerisht, çka e dëshmon fakti që vigani botërorë vdiq si leckaman në një vagon treni. Duke ardhur tek letrat shqipe, mund të përmendim faktin që kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, nuk pranoi në asnjë mënyrë të zëvendësonte Bamir Topin e të bëhej president i Republikës së Shqipërisë, megjithëse u propozua njëkohësisht nga Berisha dhe Rama. Kjo gjë do ta detyronte Kadarenë të mendonte politikisht, të peshonte mëkatet dhe bëmat e politikanëve tanë e të merrte vendime. Diçka e panegociueshme kjo për një shkrimtarë të një kalibri të tillë. Shrimtarët e vërtetë janë gardianë të vlerave më pozitive njerëzore, lartësojnë të mirën duke e parë të vërtetën në sy, denancojnë të keqen edhe kur ndodhen përpara gijotinës, janë shpirta të lirë që nuk mund të ngatërrohen me grupe apo interesa meskine. Pra, të qenit në një grupim politik të deklasifikon automatikisht nga të qenit shkrimtarë apo të ndikosh në një komunitet më të gjerë se komuniteti ku bën pjesë nën petkun e shkrimtarit. Përvoja jetësore e Blushit ka qenë përgjithësisht politike, e cila ka lindur dhe është brumosur në kushte të ngrohta dhe lluksoze, në kohë kur Shqipëria renditej ndër vendet më të varfëra në botë, nga një filozofi së paku socialiste – për të mos shkuar më tej. Si rrjedhojë, edhe synimet e tij në letrat shqipe mbeten politike. Mendësia politike e të shkruarit të Blushit pasqyrohet qartë në gjithçka që ai shkruan: Në editorialin e datës 19 mars 2012 të titulluar “PS s’duhet të ndërrojë shishen, por elefantin”, i cili u perceptua gjerësisht nga media si një program politik, Blushi bën një analizë politike të përgjithshme dhe e ndërfut në kontekstin shqiptarë duke e ndarë shoqërinë shqiptare në klasa, ku ndër të tjera shkruan...“Dhe, nëse e majta lind nga të varfrit, të mesmit lindin nga e majta. Është presioni që e majta ka bërë historikisht mbi të pasurit, që ka krijuar shtresat e mesme. Kjo shtresë është produkti kryesor i së majtës. Nëse të mesmit ekzistojnë, d.m.th. që e majta ka pasur ndikim në kohëra. Një shoqëri jeton mirë kur ka pak të varfër, shumë të mesëm dhe pak të pasur. Të mesmit nuk janë të pasur të varfëruar, por janë të varfër të pasuruar. Ata janë të varfër, që s’janë më. Ata garantojnë paqen me mallra, furnizojnë institucionet me tru, mbajnë qytetet me taksa dhe shkaktojnë rrotacionet me ndikim. Pa ata, ka më pak të pasur. Pa ata, ka më shumë të varfër. E djathta i sheh si shërbëtorë, sepse ata merren kryesisht me shërbimet e imëta. E majta i sheh si të pasur. Të dyja e kanë gabim. E majta, ndoshta edhe më shumë. Sepse të luftosh me aleatin, është më keq se të luftosh me kundërshtarin. Del më i dobët. Dhe rrezikon edhe betejën e ardhshme...”. Pra, në këtë editorial Blushi ka bërë një analizë të mirë poltike. Megjithse nuk kam lexuar asnjë libër të tij, por me sa kam lexuar nëpër gazeta dhe opinionet e analistëve dhe gazetarëve që kanë shkruar pro apo kundër librave të tij, e njëjta mendësi e të menduarit, në grupime, shfaqet edhe tek librat e tjerë. P. sh. tek “Të Jetosh në Ishull” pasqyrohen episode që lidhen me kategorizimin e prejardhjes, ndërsa tek “Hëna e Shqipërisë” që lidhen me fetë, Kosovën, Shqipërinë etj., ku autori mundohet të bëjë një parashikim 100-vjeçarë duke u bazuar në hamendësime dhe disa statistika. Gazetari Fitim Zekthi shkruajti para pak ditësh një opinion ku theksonte se Blushi është munduar të kopjojë Xhorxh Fridmanin me librin e tij “100 Vitet e Ardhshme”, ku Fridman bën parashikime gjeopolitike duke u bazuar eksluzivisht vetëm në statistika nga më të ndryshmet. Edhe me Fridmanin apo qasjen e tij Blushi s’ka lidhje, pasi Fridman është udhëheqës i STRATFORE, që është një kompani sekrete private, ka një arsenal analistësh dhe staticientësh që punojnë për të dhe paguhet nga qeveria amerikane për shërbimet që kryen. Mendësia e grupimeve e Blushit u shfaq edhe para disa ditësh në një intervistë për gazetën Zëri në Kosovë, ku bëri me dije se po formohet një shtresë e re oligarkësh në Shqipëri dhe Kosovë. Retorika Blushi, sipas mendimit tim, kufizohet në klasa, klane, fe, oligarki, të mirë e të këqinj etj., të cilat nuk kanë lidhje me shkrimtarët e vërtetë. Megjithse, besoj se, Blushi di që shumë katolikë, kryesisht ato shqiptarë, nuk e kuptojnë siç duhen mesazhin e Krishtit por limitohen vetëm tek kthimi i faqes tjetër kur dikush i godet në njërën nga faqet, për shkaqe që dihen; ai e di që muslimanëve u është thënë të lahen shtatë herë në ditë e të mos hanë mish derri vetëm për shkak të kushteve klimaterike ku lindi kjo fe; ai e di që fetë në tkurrje bëhen më agresive me forma nga më të paimagjinueshmet, siç kanë bërë në shekuj të gjitha fetë, dhe siç po duket, tani e ka radhën ortodoksizmi putinist; ai e di që “orthios” do të thotë të qëndrosh drejtë e të mos përkulesh në kuadër të ortodoksizmit komformist përpara vështirësive, që të shkosh në parajsë. Ai i kupton mirë mesazhet e Janullatusit, kur u thotë ortodoksëve spijunë të Greqisë që të përqendrohen tek teknologjia, sepse aty ndodhet misticizmi që të jep pushtet, të komandosh mendjet e njerëzve. Ai e di që trazimi i këtyre temave dëmton kohezionin shoqërorë shqiptarë, i cili është shumë delikat, dhe tek i cili varet e ardhmja minimalisht e fateve të popujve të Ballkanit.
Pra, sa u shkrua më sipër, besoj se mund të themi pa hezitim që mendësia Blushi e sheh çdo gjë të ndarë, si mendësia e një politikani, që në fakt është. Politikanët e mirë zakonisht priren të bashkojnë. Pikërisht kjo mendësi e deklasifikon automatikisht moralisht atë nga të qenit shkrimtarë apo publicist, në kuptimin e legjitimitetit moral që të ndikojë tek një popullsi, megjithëse realisht Blushi ndikon me komoditetin dhe ngrohtësinë që i ka dhënë partia. Për të tilla tema mund të bisedohet lirshëm me Mustafa Nanon, p.sh., që është i zanatit dhe ka të gjithë legjitimitetin moral të shkruaj çfarë të dojë, siç edhe shkrojti një libër ku trajtonte temën Veri-Jug.
Në këtë sens, nuk e kuptoj se ku dëshiron Blushi të dalë. Çfarë do të thotë? Çfarë do të propagandojë? Kujt po ja thotë? Mos dëshiron të bëjë ndonjë lek duke shitur libra, duke shfrytëzuar mediat për publicitet, të cilat nuk ngurojnë t’i shkojnë nga mbrapa? Pse po i flet shoferit në çastin e gabuar, kur Shqipëria pret statusin e vendit kandidat?
Pse deputeti Blushi po i flet shoferit në çastin e gabuar? Pse deputeti Blushi po i flet shoferit në çastin e gabuar? Reviewed by Oculusnews Albania on 5/14/2014 02:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.