Loading...

Prokuroria nis hetime "top sekret"



Prokuroria shqiptare nis hetime 'top sekret'
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla bëri të ditur se nga organi i akuzës janë nën hetim cështje të rëndësishme që nëse rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim në të ardhmen e vendit. Deklarata u bë në takimin e organizuar sot për bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë, ku Prokurori i Përgjithëm, Adriatik Llalla, u shpreh se “sfida jonë e përbashkët është përballja me krimit. Kjo nuk është e lehtë, por jo e papërballueshme”.

“Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit. Ky bashkëpunim (prokurori-polici) është i shoqëruar edhe me raste konkrete suksesi. Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme kriminale”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
Pas takimit Llalla u pyet nga gazetarët.
“Nuk mund të flas me emra”-kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve kryeprokurori Adriatik Llalla, për një përfshirje të mundshme të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë në çështjet që po hetohen nga Prokuroria.
Llalla u përgjigj se nuk mund të përmendi emra. “Nuk mund të flas me emra. Kemi disa çështje që janë në proces hetimi, ndaj pritet rezultati i tyre, “-deklaroi Llalla menjëherë pas mbylljes së takimit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai theksoi se hetimet në lidhje me këtë cështje janë në vazhdim.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij në tryezën me ministrin Tahiri, Llalla përmendi edhe rezultatet e analizës per bashkepunimin e Prokurorisë dhe Policisë. “Ka rritje të efektivitetit, të shpejtësisë së veprimeve, cilësisë së referimit të veprës penale, mënyren e kërkimit dhe marrjes së provave, së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të rëndësishmë, të cilat kanë pasur si objekt goditjen e strukturave të ndryshme kriminale”, shtoi Llalla. Ai foli edhe për problematikat e çdo dite. “Konstatojmë se problematikat e çdo dite eliminohen nëpërmjet respektimit rigoroz të ligjit”, tha Llalla.
Prokurori i Përgjithshëm tha se “Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë përfituesit të drejtpërdrejtë të disa prej projekteve evropiane dhe amerikane për forcimin e teknikave të hetimit. Falë tyre kemi formësuar disa elementë të cilat na afrojnë me standardet europiane”.
Kryeprokurori Adriatik Llalla garantoi mbështetje për strukturat policore në sfidën e përbashkët, përballja me krimin. Llalla theksoi se kjo nuk është një sfide e lehtë.
“Prokuroria mbështet strukturat policore për të zbatuar me rigorozitet ligjin. Sfida jonë e përbashkët mbetet përballja me krimin. Nuk është një sfidë e lehtë, por plotësisht e përballueshme nga ne. Takime si ky i sotmi janë të rëndësishëm për të diskutuar mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë edhe prioritet për integrimin. E gjej me vend të vlerësoj disa aspekte të këtij bashkëpunimi. Së bashku kemi arritur të realizojmë operacione shumë të rëndësishme. Ka edhe problematika që punojmë dita-ditës ti zbusim dhe eliminojmë”.
Prokuroria nis hetime "top sekret" Prokuroria nis hetime "top sekret" Reviewed by Oculusnews Albania on 5/17/2014 09:31:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.