Pozitiviteti


download (1).jpg

Sapo të keni zëvendësuar një mendim negativ me një mendim pozitiv, do filloni të keni rezultate pozitive (Willie Nel
son.


Dhurata e imagjinatës do të thotë më shumë për mua se talenti për të absorbuar njohuri pozitive (Albert Einstein.


Në mënyrë që të ndërmarrin një veprim pozitiv, duhet të kultivojmë së pari një vizion pozitiv (Dalai Lama.


Ashtu si suksesi, dështimi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Me një qasje mendore pozitive, dështimi është një eksperiencë që bëhet mësim, një rrafshnaltë ku mund të mbledhësh mendimet në mënyrë që të përgatitesh për t’u përpjekur sërish (W. Clement Stone.


Nuk mund të bëni zgjedhje pozitive pa një ambjent që i bën këto zgjedhje të lehta, natyrale dhe të kënaqshme (Deepak Chopra.


Ka një ndryshim të vogël midis njerëzve, por ky ndryshim i vogël bën një ndryshim të madh. Ky ndryshim i vogël është qëndrimi. Ndyshimi i madh është nëse ky qëndrim është pozitiv, apo negativ (Robert Collier.


Nuk duhet të lejoni që mendja juaj t’i nënshtrohet mendimeve negative, dekonstruktive dhe dekurajuese (Emmet Fox.


Kur jeni entuziast për atë që bëni, e ndjeni energjinë pozitive. Është shumë e thjeshtë (Paulo Coelho.


Zoti asnjëherë nuk e përfundon diçka në negativitet., por gjithmonë në pozitivitet (Edwin Louis Cole.


Kënaqësia konsiston në lirinë nga frika, që është elementi pozitiv i jetës (Arthur Schopenhauer.


Shuajeni negativen; mbërtheni pozitiven (Donna Karan.


Njerëzit më pozitiv janë ata që besojnë lehtë (Papa Aleksandër.

Ndonjëherë, gjëja më pozitive, në një shoqëri të lodhur është absolutisht negative (John Lydon.
Previous Post Next Post