Piloti italian Riformato i paregjistruar në sistemin TIMS


86099_2.jpg
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi italian që pilotonte avionin e bllokuar dje në Divjakë, Giorgio Riformato, nuk ka qenë regjistruar në sistemin TIMS.

Sipas procedurave në aeroportin e Rinasit, pilotët nuk regjistrohen në sistemin TIMS, procedurë kjo e marrëveshjes për fluturimet ndërkombëtare. Sipas kësaj procedure, kalimi i pilotëve regjistrohet vetëm në regjistra, pas konfirmimit nga Eurocontrol.

Pilotët dorëzojnë licencën PPL për lejen e fluturimit dhe itinerari i lëvizjes së avionëve monitorohet 24 orë nga ANTA. Avioni i Giorgio Riformatos u dëmtua gjatë uljes në plazhin e Divjakës, ndërsa shtetasi Riformato u kap nga policia dje në Divjakë pas bllokimit të avionit. Giorgio Riformato akuzohet për “tentativë të trafikut të drogës, në bashkëpunim”.
Previous Post Next Post