Loading...

Përmbyje nga shirat e rrëmbyeshëm në Kroaci


 asds.jpg

E gjithë Kroacia po përballet me pasojat e shirave të rrëmbyer dhe të përmbytjeve të shkaktuara dje prej tyre, ndërkohë që situata më dramatike është në rajonet e Sllavonisë dhe të Posavinas, ku shumë shtëpi janë përmbytur nga niveli i rritur i lumenjve. 

Në shumë rajone të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në rajonin e Posavinas kanë rënë mbi 100 litra shi për metër katror vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Situata në Osijek-Baranja dhe Vukovar-Syrmia, të shpallura zona fatkeqësie, është dramatike. 

Edhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në rajonet lindore të vendit. ”Zagrebi u godit nga disa stuhi dje duke rrëzuar pemë dhe prishur shumë çati”, njoftoi agjencia kroate e lajmeve, HINA. Megjithatë, në vend nuk është regjistruar ende ndonjë viktimë, ndërkohë që në Serbi kanë vdekur gjashtë persona.
Përmbyje nga shirat e rrëmbyeshëm në Kroaci Përmbyje nga shirat e rrëmbyeshëm në Kroaci Reviewed by Oculusnews Albania on 5/16/2014 12:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.