Loading...

Pastiço me djathë


ssss.jpg


Për 4-5 persona duhen:

Makarona, 300 gram;
vezë, 2 kokrra;
djathë, 100 gram;
qumësht 1 e gjysmë filxhan çaji;
kripë;
piper;
gjalpë 150 gr dhe djathë kackavall të grirë, një lugë gjelle.
 Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë sipas minutave të shënuara tek amballazhi. 

Kullohen mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë e i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë (gjalp), përsipër hidhet salcë e bardhë (beshamel), spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.

Ju b
ëftë mirë!


Pastiço me djathë Pastiço me djathë Reviewed by Oculusnews Albania on 5/18/2014 08:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.