Loading...

Një miniguidë për të flirtuar suksesshëm


dsf.jpg
Flirtimi është më shumë se thjeshtë kënaqësi: është një aspekt universal i ndërveprimeve njërëzore. Studimet antropologjike tregojnë se flirtimi gjendet, në një mënyrë apo në një tjetër, në të gjitha kulturat e globit.
Flirtimi është një instikt bazik, është pjesë e natyrës njerëzore. Nuk është për të bërë çudi që nëse nuk shprehim interes për seksin e kundërt, nuk mund të progresojmë në riprodhim, dhe specia njerëzore do të zhdukej.

Sipas disa psikologëve evolucionist, flirtimi mund të jetë baza e civilizimit që ne njohim sot. Ata e argumentojnë këtë mendim se truri i madh i njeriut - inteligjenca, gjuha komplekse dhe çdogjë që na dallon nga kafshët - kryen të njëjtin funksion me atë të bishtit të palloit: një mjet për të joshur gjininë e seksit të kundërt. Arritjet tona në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, që nga anijet kozmike dhe zhvillimet shkencore mund të jenë thjeshtë një efekt anësorë i zotësisë për të joshur.

Është e flirtuara instiktive, pse na nevojitet një guidë?
Si çdo aktivitet njerëzorë, flirtimi pasohet nga një set kompleks ligjesh të pashkruara. Këto ligje diktojnë, ku, kur, me kë dhe në ç’mënyrë flirtojmë. Ne përgjithësisht i bindemi instinktivisht këtyre ligjeve, pa qenë te vetëdijshëm.

Ne bëhemi të vetëdijshëm për këto ligje vetëm kur dikush flirton me personin e gabuar në vendin e gabuar - p.sh. kur një mashkull flirton me një të ve në vdekjen e burrit të saj. Ky është një shembull shumë domethënës, por shumica e detajeve të të flirtuarit mund të jenë shumë konfuze - dhe shumica e njerëzve kanë bërë të paktën një gabim shqetësues. Studimet tregojnë që meshkujt e kanë të vështirë të interpretojnë gjuhën e trupit të femrave, dhe shpesh priren të ngatërrojnë miqësinë me interesin seksual.

Pra, për të shpëtuar rracën njerëzore nga zhdukja, disa studiues amerikan kanë analizuar të dhëna të ndërveprimit të sekseve midis tyre dhe kanë prodhuar një guidë që do të ishte e dobishme në kontekstin e çdo kulture.

Psikologët dhe shkencëtarët social në mbarë boten kanë studiuar për dekada ndërveprimet midis meshkujve dhe femrave. Deri tani, gjetjet e tyre janë varrosur në arkivat e revistave të ndryshme akademike. Ndërsa kjo guidë ka hulumtuar dhe qëmtuar me kujdes për të dhënë këshilla të qarta se ku mund të flirtohet, si të flirtohet dhe me kë të flirtohet.

Çelësi i një flirtimi të suksesshëm nuk është duke shfaqur përnjëherësh të gjithë interesin për personin, por duke përçuar sinjale të buta dhe të herë pas hershme që ju pëlqen dikush. Nëse objektivi juaj e di që pëlqehet nga ju dhe i dukeni atraktiv apo atraktive, do jetë më e/i prirur që t’ju pëlqejë.

Megjithëse, ky fakt i thjeshë është demonstrura në pak studime dhe eksperimente, nuk është e nevojshme të provohet shkencërisht. Ju e dini që kur dikush ju admiron, ose dëgjoni që ju admiron, interesi juaj do të rritet automatikisht për këtë person - edhe nëse është dikush që nuk e keni takuar asnjëherë!

Duke përçuar mesazhin që pëlqeni dikë, dhe duke gjykuar nëse interesi është i ndërsjelltë, ju praktikisht jeni përfshirë në një kombinim të aftësive verbale me ato jo verbale.
Kur i pyet për të flirtuarin, shumë njerëz - kryesisht meshkujt - fokusohen tek elementi verbal - tek fjalët. Në fakt elementi jo verbal - gjuha e trupit, toni i zërit etj - është më i rëndësishëm se ai verbal, veçanërisht në stadet e para të flirtimit.

Kur takoni një njeri për herë të parë, përshtypja fillestare e tij apo asaj do të bazohet me rreth 55 përqind në aparencë dhe në gjuhën e trupit, 38 përqind nga stili juaj i të folurit, dhe 8 përqind nga fjalët që thoni.

Gjithashu, sinjalet jo verbale të tij apo asaj do t’ju thonë mëshumë rreth ndjenjave që persona ka ndaj jush. Njerëzit i shprehin pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre nga mënyra se si qëndrojnë, nga gjestet e fytyrës që ndjekin të folurën etj. Per shembull, përshëndetja e kulturuar “gëzohem që u njojtëm”, mund të nënkuptojë një sër gjërash, që nga “më dukeni atraktive ose atraktiv”, e deri tek “nuk kamë pikë interesi për ju”. Pra, e gjitha kjo varet nga toni i zërit, gjestet e fytyrës, qëndrimet trupore, lëvizjet e gjymtyrëve etj.

Flirtimi jo verbal
Kur një femër dhe një mashkull takohen për herë të parë, që të dy gjenden në vështirësi, në një situatë ambigue dhe thumbuese. Asnjëri nga ta nuk di se cilat janë synimet dhe ndjenjat e tjetrit. Sepse duke deklaruar verbalisht ndjenjat dhe qëllimet që në fillim, rreziku i refuzimit dhe mospranimit është më i madh. Gjuha e trupit, ashtu si bota e folur, mund të sinjalizojë ftesë, pranim ose refuzim, pa shkaktuar ofendime ose ndërmarrë angazhime detyruese.

Bëni kujdes: Disa teknika që do paraqesim në rubrikat e ardhshme, janë sinjale tepër të forta flirtimi, dhe duhen përdorur me kujdes. Femrat duhet të bëjnë kujdes kur të përdorin sinjalet e interesit dhe atraksionit. Meshkujt duhet të bëjnë kujdes që të mos ngatërrojnë miqësinë me flirtimin. Nëse sjelljet e femrave bëhen të ekzagjeruara ndaj meshukujve, ato do t’i ngatërrojnë me interesin seksual.

Sytë janë mjeti më i fuqishëm i flirtimit. Zakonisht njerëzit mendojnë se sytë kryejnë funksionin e marrjes së informacionit, por në fakt sytë janë transmetojnë informacionin më të madh. Mënyra se si vështroni personin me të cilin doni të flirtoni, bën diferencëm midis një flirtimi të suksesshëm dhe një flirtimi shqetësues.

Shikimi në sytë e personit është aq i fuqishëm, sa që njerëzit zakonisht e kufizojnë veten e tyre në përdorimin e tij. Shikimi i gjatë midis dy personave tregon emocione intensive, dhe është ose një akt dashurie, ose një akt armiqësie. Shikimi në sy është aq shqetësues sa që normalisht njerëzit mundohen ta shmangin sa më shumë në kontaktet shoqërore. Në vendet publike të mbushura me njerëz, kontakti me sy zakonisht zgjat disa fraksione sekondash, por shumica e njerëzve zakonisht i shmanget kontaktit me sy.

Sigurisht që këto fakte janë jashtëzakonisht dobiprurëse për dikë që dëshiron të flirtojë me një të panjohur. Thjeshtë mund t’i sinjalizoni atij apo asaj se është atraktiv dhe i intereson, vetëm përmes kontaktit me sy. Nëse ai apo ajo i qëndron kontaktit me sy, ka shumë të ngjarë që edhe ai apo ajo është i/e interesuar për ju. Nëse pas kontaktit me sy, ai apo ajo shikon për pak sekonda në tjetër drejtim, dhe sheh ju sheh sërish në sy, mund të merret si e mirëqenë se ai apo ajo është e/i interesuar për ju. Nëse këto kontakte me sy nxisin buzëqeshje reciproke, mund t’i afroheni personit me pak konfidencë.

Nga ana tjetër, nëse objektivi juaj e shmang kontaktin me sy, ose sheh në drejtim tjetër në fraksion sekonde dhe nuk ju sheh më, kjo do të thotë se nuk i interesoni atij apo asaj. Gjithsesi, ekziston edhe një mundësi tjetër, pasi objektivi juaj mund të jetë në një ditë të keqe ose është një person që shumë turp. E vetmja mënyrë për ta zbuluar këtë gjë është përmes vështrimit të kujdesshëm të lëvizjeve të tij apo saj: duke parë nëse e shmang vazhdimisht kontaktin me meshkujt apo me femrat? Mos është nervoz/e? Pra, nëse ekziston ndonjë nga këto arsye, mund t’i afroheni objektivit tuaj, por me shumë kujdes.

Sapo t’i jeni afruar, do ju duhet të bëni sërish kontakt me sy, në mënyrë që të filloni një bisedë. Sapo objektivi juaj të bëjë kontakt me sy, ju mund të filloni një bisedë. Sapo të filloni bisedën, është normale që kontakti me sy të thyhet herë pas here gjatë bisedës. Në biseda, personi që flet, sheh më tepër në drejtime të ndryshme se sa personi që dëgjon, ndërsja lënja e radhës që tjetri të bisedojë, karakterizohet nga një model i caktuar shikimi, kontakti me sy dhe mëpas duke parë në tutje.

Pra, për të sinjalizuar që keni mbaruar bisedën, do ju duhet të bëni sërish kontakt me sy. Për të treguar interes ndërsa objektivi juaj po flet, duhet që të shihni fytyrën e tij apo asaj për të paktën 75 përqind të kohës kur ai apo ajo flet, me ndërprerje shikimi që zjgasin nga një në shtatë sekonda. Personi që flet, normalisht do ju shohë në sy të paktën sa gjysma e kohës suaj. Ndërsa kontakti direkt në sy do ndërpritet vazhdimisht, ku për çdo sekuencë nuk zjgat më shumë se një sekond. Kur objektivi juaj të ketë mbaruar, dhe pret një përgjigje, ai apo ajo do ju shohë direkte në sy duke ju sinjalizuar se është radha juaj për të folur.

Rregullat bazike të një bisede të këndshme janë: shikojeni personin që flet më shumë seç ju shikon ai apo ajo, shikoni tutje më shumë ndërsa flisni dhe shikoni direkte në sy për të sinjalizuar që shtë radha e tij apo asaj për të folur.

Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë ndësa flirtojnë, është duke e tejkaluar me kontaktin në sy, duke u përpjekur dëshpërimisht të rrisin nivelin e intimitetit. Kjo gjë nuk bën gjë tjetër veçse bën që personi të ndihet si në gjemba, madje mund të dërgojë sinjale mashtruese. Disa meshkuj e fokusojnë shikimin tek gjinjt e femrave ndërsa bisedojnë, në vend që të shohin fytyrën e saj gjatë diskutimit.

Flirtimi joverbal, distanca personale
Distanca që mbani ndaj personit ndërsa jeni duke flirtuar është shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë në përshtypjet e tij apo saj ndaj jush. Dhe nëse i kushtoni rëndësi distancës së tij apo saj ndërsa është duke biseduar me ju, ky fakt do t’ju japë të dhëna të mjaftueshme për ndjenjat që ai apo ajo ka ndaj jush.

Kur i afroheni për herë të parë një personi të panjohur dhe atraktiv, ndërsa paraprakisht keni shfaqur interes ndaj njëri tjetrit me anë të shikimit, përpiquni të bëni sërish kontakt me sy kur të afroheni rreth 2 metra pranë. Në distancën prej dy metra jemi në kufirin midis zonës sociale dhe zonës personale.

Nëse merrni një reagim pozitiv në distancën prej dy metrash, afrohuni sa gjatësia e krahut (rreth një metër). Nëse mundoheni ta kaloni kufurin e 30 centimetrave, zakonisht personi fillon të ndjejë shqetësim dhe parehati, pasi kjo është zona intime, e cila është e rezervuar për të dashurit, familjen dhe miqtë e afërt.

Këto rregulla të distancës vlejnë zakonisht në takimet në person. Ndërsa në qëndrimet në krah, distanca personale tolerohet. Kjo për shkak se në qëndrimet në krah mund të perdoren aspekte të tjera të gjuhës së trupit, si duke u kthyer tutje apo duke shmangur kontaktin me sy, etj.

Kështu që nëse jeni në krah të personit me të cilin doni të flirtoni, mund t’i afroheni më pranë se gjatësia e krahut - në bar, klub nate etj. Në këto raste duhet të bëni kujdes që të shmangni ekzagjerimin me gjuhën e trupit si të prekurit apo shikimin e zgjetur me sy.

Nëse e keni gjykuar keq distancën e duhur që duhet mbajtur, qoftë kjo në takimet përballë apo ato në anësore, gjuha e trupit të personit do ta tregojë një gjë të tillë. Mund të shihni sinjale në formën e pengesave si mbledhje të krahëve e të këmbëve apo fërkim të mjekrës duke u drejtuar nga ju. Nëse vëreni njërin nga këto gjeste, tërhiquni mbrapsht.

Gjithsesi, duhet patur parasyshë se njerëz të ndryshëm kanë distanca të ndryshme të reagimit. Nëse personi që po flirtoni është mesdhetarë, ai apo ajo mund të ndihet mirë edhe me një distancë më të afërt se një amerikanoveriorë apo evropianoveriorë.
Edhe karakteri i njeriut ndikon në reagimet ndaj zonës personale, p.sh., njerëzit ekstrovert dhe ata që ndihen mirë nën shoqërinë e dikujt, nuk e kanë problem distancën e afërt. E kundërta ndodh me njerëzit introvert (që janë e goist dhe mendojnë vetëm per vete) dhe njerëzit nervozë apo nën stres.

Flirtimi joverbal, qëndrimet trupore
Shumë njerëz janë tepër të aftë në kontrollin e fytyrës - në mbajtjen e një fytyre të kulturuar, p.sh., kur janë tepër të mërzitur. Por njerëzit zakonisht priren të jenë më pak të kujdesshëm në atë se çfarë bën pjesa tjetër e trupit të tyre. Mund të qeshin apo tundin kokën, por në mënyrë të pandërgjegjshme shfaqin mosdakordësi duke mbajtur një trup të ngurtë dhe duke mbledhur duart rreth trupit. Kjo njihet si “rrjedhje joverbale”: kur jemi të zënë duke kontrolluar fjalët dhe fytyrën, por ndjenjat e vërteta tuaja shfaqen ose rrjedhin përmes trupit.

Kur jeni duke flirtuar, duhet të vëzhgoni personin për këto “rrjedhje joverbale”, dhe të mundoheni t’i dërgoni sinjalin e duhur me trupin tuaj.

Rrjedhja joverbale e personit mund t’ju tregojë që diçka nuk shkon me flirtimin tuaj. Nëse vetëm fytyra e tij apo asaj është e kthyer nga ju, ndërsa trupi jo, do të thotë që vëmendja e tij apo asaj nuk është e fokusuar tek ju, por diku tjetër. Përkulja mbrapsht dhe fërkimi i fytyrës me dorë janë shenja mërie. Qëndrimet trupore me duar të mbështjella dhe këmbë të kryqëzuara tregojnë mospëlqim ose mosdakordësi.

Qëndrimet pozitive janë kryesisht qëndrimet e hapura. Këto qëndrime janë shenja përkujdesjeve dhe interesi. Eksperimentet kanë treguar se femrat e tundin më shpesh kokën nga njëra anë kur janë të interesuara për personin me të cilin po flasin. Ndërsa nga ana tjetër meshkujt duhet të bëjnë kujdes që të mos i marrin këto shenja automatikisht i interes seksual. Gratë duhet të jenë te kujdesshme nga kjo tendencë natyrore e meshkujve dhe të shmangin të dërgojnë sinjale të dyshimta.

Një tjetër shenjë pozitive është ajo që psikologët e quajnë “harmonia trupore”, që ndodh kur partneri potencial adopton në mënyrë të pavullnetshme qëndrime trupore si tuajat, që në njëfarë mënyre i ripasqyron ato. Nëse personi që keni përballë imiton qëndrimet trupore tuajat, mundësitë janë të mëdha që ai të ketë njëlloj afiniteti për ju ose t’i pëlqeni.

Kur jeni duke flirtuar, mund të përdorni imitimin truporë për të krijuar një ndjenjë bashkësie dhe harmonie. Eksperimentet tregojnë se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm kur dikush i imiton, dhe ata preferojnë më shumë një person që e bën një gjë të tillë. Nëse imitoni trupin e partnerit potencial, ai apo ajo, jo vetëm që do ndihet më mirë në shoqërinë tuaj, por do perceptojë sikur keni të njëjtin mendim me të.

Kjo teknikë ka limitet e veta. Nuk do ta sugjeronim, p.sh., që ta përdorte një grua me minifund, e cila do përpiqej të imitonte një mashkull që ka hapur këmbët.

Përveç këtyre rasteve të përgjithshme flirtuese, ekzistojnë edhe qëndrime trupore që zakonisht shihen si flirtuese. Këto janë qëndrime trupore që theksojnë dominimin mashkullorë, ose sensuealitetin femërorë. Meshkujt adoptojnë qëndrime trupore që i bën ata të duken më të gjatë, të bëshëm dhe më impresiv. Ndërsa femrat adaptojnë qëndrime që i bën ato të duken më të vogla, duke tërhequr gjymtyrët pas trupit tek ulen, ose gjeste që joshin meshkujt, si përkulja e belit për të ekspozuar gjinjtë, ose kryqëzimi dhe rikryqëzimi i këmbëve për të tërhequr vëmendjen e meshkujve.

Flirtimi joverbal, gjestet
Po ashtu si qëndrimet trupore, edhe gjestet që njerëzit përdorin tregojnë shenja interesi, atraksioni dhe ftese, ose të kundërtën, shqetësim, mospëlqim dhe refuzim.
Kur jeni duke flirtuar, është shumë e rëndësishme të jeni në dijeni të sinjaleve joverbale duke lexuar gjuhën e trupit të personit me të cilin jeni duke flirtuar.
Gjatë bisedave, gjestet perdoren për të gjallëruar, qartësuar dhe theksuar diçka, ose për të treguar se po dëgjoni. Në një takim flirtues, sasia, drejtimi dhe koordinimi i gjesteve mund të tregojë nivelin e interesit dhe të përfshirjes të personit që keni përballë për ju.
Kultura të ndryshme ndryshojnë në sasinë e përdorimit të gjestikulacioneve gjatë bisedës (p.sh., thuhet se për të bërë një italian që të ndalojë së foluri, thjeshtë kapini duart), madje edhe mes së njëjtës kulturë, disa njerëz përdorin më shumë gjeste se të tjerët. Përgjithësisht, personi që është i interesuar për ju, gjatë bisedës do të jetë më i gjallë, duke përdorur më shumë gjeste kur është duke folur në mënyrë që të ketë vëmendjen tuaj, dhe do përdorë më shumë gjeste dëgjuese kur ju jeni duke folur.

Po ashtu edhe ju mund t’i dërgoni sinjalet e duhura të interesit personit që doni të flirtoni në mënyrë që të keni vëmendjen e saj apo tij: duke ngritur lehtësishe duart në fund te fjalisë, duke lëvizuar duart për poshtë kur doni te theksoni diçka etj. Ndërsa kur personi është duke folur, ju mund të shprehni interesin duke tundur kokën, duke ngritur lart duart per të treguar interes, duke e imituar atë, etj.

Studiuesit kanë gjetur se tundja e kokës mund të perdoret për të rregulluar bisedën. Nëse bëni një lëvizje të kokës ndërsa personi është duke folur, ky veprim tregon se jeni duke i kushtuar vëmendje, dhe kjo do të bëjë që personi tjetër të mbajë ritmin e të komunikuarit. Lëvizja dy herë e kokës do të ndryshonte shpejtësinë e të folurit të personit, zakonisht duke e përshpejtuar. Ndërsa lëvizja tre herë e kokës, praktikisht do ta çonte në konfuzion folësin deri në atë pikë, sa do ta ndërpriste bisedën. Pra, nëse doni të shprehni interes dhe të keni vëmendjen e personit që po flirtoni, bëni vetëm një lëvizje të vetme të kokës për të treguar që jeni duke i kushtuar vëmendje.
Gjithashtu mund të vëzhgoni për gjeste që tregojnë shqetësim apo nervozizëm, p.sh., bërja grusht e duarve apo fërkimi i pëllëmbëve të duarve. Përgjithësisht, gjestet që shfaqin shqetësim drejtohen drejt trupit të vetë personit, duke mbledhur duart, kërrusur trupin, ulur kokën etj. Ndërsa gjestet “skajore”, të cilat bëhen jashtë trupit të vetë personit, janë gjeste konfidence. Duke vëzhguar per këto gjeste tek personi, mund të kontrolloni përshtypjet e tij apo saj duke bërë më shumë gjeste “skajore” ose konfidente.

Përfshirja më e madhe dhe harmonia arrihet kur gjestet janë të sinkronizuara - kur lëvizjet njërit person reflektohen nga tjetri. Mund ta keni vënë re që kjo gjë ndodh natyrshëm midis njerëzve ndërsa bisedojnë. Psikologët e quajnë këtë “ndërveprim sinkronik” ose “vallëzim gjestesh”, madje disa studime të tyre sugjerojnë se edhe koha e përdorur e këtyre gjesteve është e përcaktuar në fraksione sekondash.

Megjithëse sinkronizimi ndodh pa ndërgjegje, ju mund ta përdorni atë me mjaft efektivitet si një teknikë flirtimi. Nëse ndjeni që biseda nuk po rrjedh lirshëm, ose ju dhe person nuk ndiheni mirë në prani të njëri-tjetrit, përpiquni të imitoni gjestet e tij apo asaj.

Nëse personi befasisht fillon të sinkronizojë gjuhën e tij apo saj të trupit me tuajën, kjo është një shenjë që tregon se ndihet mirë në praninë tuaj. Meshkujt nuk duhet të pretendojnë se kjo nënkupton me patjetër interes seksual. Ndërsa femrat mund ta shmangin joshjen duke përdorur sinkronizimin përmes adoptimit të gjesteve më mbyllëse - duke mbyllur këmbët apo duke i mbajtur më pranë trupit duart. Në disa eksperimente, krehja e flokëve me gishtërinj dhe animi i kokës së femrave, ishin ndër gjestet që u konsideronin si flirtim seksual, përfhirë edhe rikryqëzimin e vazhdueshëm të këmbëve dhe shfaqjen e gjinjve për të tërhequr vëmendjen.

Flirtimi joverbal, gjestet e fytyrës
Aftësia për të lexuar dhe interpretuar gjestet e fytyrës së personit me të cilin po flirtoni ju a rrit jashtëzakonisht mundësitë për të qenë të suksesshëm gjatë flirtimit, pasi  ju sinjalizon se çfarë mesazhesh po i dërgoni me gjuhët tuaj të trupit.
Disa gjeste të fytyrës mund të jenë efektive edhe nga një distancë e caktuar, që mund të ndodhë gjatë takimeve në vendet me shumë njerëz. Lëvizja e vetullave - që përfshin ngritjen vetëtimthi të vetullave për rreth 1/6 e sekondës - përdoret nga të gjitha kulturat për të përshëndetur nga një distancë relativisht e madhe. Kur shihni një person që e njihni, dhe nuk jeni mjaftueshëm afër për t’i folur, lëvizja e vetullave mund të ishte një sinjal i mirë për t’i treguar se e keni parë dhe për ta përshëndetur.
Të gjithë njerëzit e përdorin këtë sinjël joverbal përshëndetjeje në ato situata kur nuk mund të flasin për shkak të distancës.
Nëse e keni të pamundur që të tërhiqni vëmendjen e një personi që ju duket interesant në një turmë njerëzish, mund të përdorni lëvizjen e vetullave. Kjo do bëjë që objektivi juaj të mendojë se ju mund të jeni një mik i tij apo asaj, megjithëse ai apo ajo nuk ju njeh. Ndërsa i afroheni, objektivi po mendon se kush mund të jeni. Nëse do jeni pak të aftë apo afta, mund ta përdorni këtë konfuzion në mendjen e tij apo asaj për të filluar një bisedë rreth çështjes se ku mund të jeni parë. Të tilla debate e përqendronë pashmangshmërisht bisedën tek interesat e përbashkëta dhe përfshijnë minimalisht disa shkëmbime tinformacioni të nivelit personal. Këto momente do t’i shtjellojmë më gjerësisht në të ardhmen kur të flasim për flirtimin verbal. Pra, po të supozojmë se ju i dukeni atraktiv apo atraktive personit që i keni lëvizur vetullën dhe i jeni afruar për të biseduar, do të thotë se vetëm nga një lëvizje e tillë ju keni arritur me të një nivel të caktuar intimiteti. Por këtu duhen patur parasyshë dy paralajmërime: 1. nëse personi nuk ju pëlqen, strategjia e vetullës mund të mos përfillet e kjo të shprehet në gjuhën e tij apo asaj të trupit, pasi konfuzionin i aludimit se kush mund të jeni, mund të përjetohet si negativ dhe i pakëndshëm. 2. mos e përdorni strategjinë e vetullës në Japoni, sepse në këtë vend, lëvizja e vetullës do të thotë interes seksual, prandaj nuk përdoret asnjëherë si një sinjal përshëndetës.
Nëse i pëlqeni personit, kjo do të shprehet më shumë në gjestet e fytyrës se në fjalët e tij apo saj. Studimet tregojnë se femrat janë më të afta në leximin e gjesteve të fytyrës, por që të dy gjinitë kanë vështirësi për të kuptuar gjestet e fytyrës së njerëzve në ato momente kur janë duke kontrolluar gjestet e fytyrës së tyre.
Problemi qëndron në faktin se megjithëse gjestet e fytyrës mund të shprehin ndjenja çiltërsie, çdo gjest i fytyrës që ndodh në mënyrë të natyrshme mund të shprehet artificialisht për qëllime sociale. E qeshura dhe rrudhja e vetullave, që janë dy shembujt më të shpeshtë, mundet të shprehin spontalisht kënaqësi ose nervozizëm, por mund të manipulohen edhe si shprehje të natyrshme. Gjithashtu, ndjenjat mund të fshihen nën petkun shoqërorë.
Pavarësisht manipulimit, njerëzit mbështeten më shumë në gjestet e fytyrës më shumë se çdo aspekt tjetër të gjuhës së trupit. Gjatë bisedave ne priremi më shumë që të shohim fytyrën e personit, dhe duke u bazuar në fytyrë ne marrim mesazhet e efektit që bëjmë ndaj personit. Megjithëse njerëzit janë të aftë në manipulimin e gjesteve të fytyrës, ekzistojnë shumë aspekte të tjera që mund të demaskojnë manipulimet. Në vijim do paraqesim aspekte ngas ku mund të dalloni mossinqeritetin.
Të supozojmë se personi po buzëqesh. Si do ta kuptonit që kjo e qeshur është spontane ose e kamufluar? Së pari, qeshjet spontane prodhojnë disa rrudha karakteristike rreth syve, të cilat nuk shfaqen nëse personi po manipulon. Së dyti, qeshjet e manipuluara shpesh shfaqin një fytyrë asimetrike (asimetria është më e theksuar në pjesën e majtë të fytyrës për njerëzit normal, dhe e kundërta për mëngjerashët. Pika e tretë e pasinqeritetit është koha e buzëqeshjes: qeshjet e manipuluara ndodhin zakonisht në momente jo të përshtatshme gjatë bisedës. Dhe së fundmi, ekziston një aspekt gjatë buzëqeshjes, pasi e qeshura e manipuluar priret të jetë më e gjatë në aspektin kohorë.
Ndërsa jeni duke vëzhguar gjestet e fytyrës së objektivit tuaj, është e rëndësishme për të kujtuar se megjithëse një fytyrë ekspresive mund të tregojë që objektivi po jua kthen interesin, njerëzit ndryshojnë në nivelin e të qeshurës dhe shprehjes së emocioneve. Femrat priren që zakonisht të qeshin më shumë se meshkujt dhe i shprehin më qartë emocionet në fytyrë.
Ka gjithashtu shumë të ngjarë që të interpreton në mënyrë të ndryshme shprehitë, në varësi se kush i bën ato. Eksperimentet kanë treguar që njerëzit mund të lexojnë njëlloj shprehinë e frikës tek femrat, me shprehinë e inatit tek meshkujt. Ekzistojnë gjithashtu diferenca kulturore madje edhe krahonore në sasinë e shprehjes së emocioneve. Për shembull, njerëzit orientalë zakonisht i fshehim më shumë emocionet se njerëzit perëndimorë. Një studiues amerikan ka gjetur që amerikanoveriorët qeshin më pak se amerikanojugorët.
Nëse një person atraktiv ju buzëqesh, ka shumë të ngjarë që atij apo asaj t’i dukeni atraktiv, por nga ana tjetër duhet pasur parasyshë që për disa kultura apo rajone, e qeshura është një gjë e zakonshme, dhe praktikisht nuk do të thotë gjë.
Këto faktorë mund të llogariten kur marrin në konsideratë edhe efektin e shprehive të fytyrës tonë. Zakonisht njerëzit i shmangen e emocioneve më të mëdha apo të vogla se ato që janë mësuar, pra është rëndësishme që të përshtasim nivelin e emocioneve të fytyrës tonë me të personit që jemi duke flirtuar.
Një rregull i përgjithshëm është se fytyra juaj duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme informative gjatë një takimi flirtues. Në të kunderët, kjo do të përkthehej si mungesë interesi. Duhet të tregoni interes dhe gjithëpërfshirje kur dëgjoni, dhe duket të shfaqni interes kur bisedoni përmes ngritjes së vetullave për të shprehur surprizë, lëvizjen e duarve kur theksoni diçka; ngritjen sipër të cepave të gojës për të shprehur zbavitje; të rrudhni vetullat kur nuk kuptoni diçka; të qeshni kur doni të aprovoni diçka, apo për të treguar që ajo çfarë po thoni nuk duhet marrë seriozisht, etj.
Fatmirësisht, shumica e këtyre sjelljeve të fytyrës janë bërë zakon tek njerëzit, dhe nuk është e nevojshme që të manipulohen, por të qenit në dijeni të shprehjeve të fytyrës ju ndihmon për të bërë disa rregullime të vogla në mënyrë që të bëni të ndihet mirë personi me të cilin po flirtoni që të rrisni interesin e tij apo saj ndaj jush.
Së fundmi, nuk duhet harruar se objektivi juaj ju vëzhgon për imtësitë më të vogla të mossinqeritetit, kështu që një qeshje pak e manipuluar do të ishte më mirë se sa të mos qeshnim fare.

Flirtimi joverba, e prekura
E prekura është një formë e fuqishme komunikimi. Në situatat shoqërore, gjuha e të prekurës mund të përdoret për të përçuar një sërë mesazhesh. Mëryra e të prekurit mund të përdoret për të shprehur dakordësi, afeksion, atraksion ose mirënjohje. E prekura përdoret për të ofruar suport-mbështetje, për të theksuar mjë pikë, për të bërë thirrje për vëmëndje, për të orientuar, përshëndetur, përgëzuar, themeluar merrëdhënje të fuqishme dhe në momentet intime. Duhet patur parasyshe që edhe e prekura më e lehtë dhe e thjeshtë ka efekte dramatike në perceptimet e dhe marrëdhënjet e situatës. Eksperimentet tregojnë që një e prekur e lehtë e supit midis të panjohurve ka një efekt imediat, të gjatë në aspektin kohorë dhe pozitiv. Për shembull, kërkesa e kulturuar për ndihmë, prodhon rezultate shumë pozitive kur shoqërohet me një prekje të lehtë të supit.

Në kushtet e flirtimit, është shumë e rëndësishme të kujtohet që gjuha e të prekurës, nëse përdoret në mënyrën e duhur, mund të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënjes. Por nga ana tjetër, e prekura është edhe një mjet i duhur për të rrënuar mundësitë përgjithmonë.

Megjithëse ekzistojnë diferenca të mëdha midis kulturave, në aspektin e pranueshmërisë së të prekurës, dhe karaktere të ndyshme e pranojnë në nivele të ndyshme të prekurën, mund të nxjerrim në pah disa rregulla bazike gjatë takimit të parë me një të panjohur të seksut të kundërt.

Rregulli i parë për të dy gjinitë, është: prek, por bëj kujdes. Femrat janë më të ndjeshme ndaj të prekurës se sa meshkujt. Ndaj, meshkujt duhet të shmangin të prekurat që mund të ngjajnë kërcënuese. Zakonisht meshkujt janë të prirur që të intepretojnë gjestet miqësore të femrave në të prekur si ftesë për seks. Ndaj, edhe femrat duhet të jenë të kujdesshme që të mos dërgojnë sinjale çorientuese me anë të të prekurës.

Kjo s'do të thotë të mos prekni, pasi e prekura e duhur ka benefite pozitive, por e prekura fillimisht duhet të kufizohet në vendet dhe nivelet që janë universalisht të pranueshme. Përgjithësisht, supi është vendi më i sigurtë për të prekur seksin e kundërt (edhe pjesët e pasme janë joseksuale por perceptohen përgjithësisht si marrje në patronazh. Një prekje e lehtë e supit për të tërhequr vëmendjen, mund të shprehë suport ose të theksojë një pikë. Është njësoj sikur të pranohesh dhe të zgjerosh ndjenjat pozitiver ndaj personit që prek.

Nëse e prekura e supit prodhon efekte negative - si shtyrja e dorës apo shmangja e supit -, duhet të dorëzoheni. Nëse personi nuk është i turpshëm apo i rezervuar, reagimet negative vetëm nga një prekje e thjeshtë tregojnë mospëlqim dhe mosbesim.

Nëse i dukeni atraktiv dhe i pëlqeni personit, një prekje e lehtë e supit mund të rrisë lehtësisht nivelin reciprok të intimitetit. Kjo s'do të thotë që e prekura duhet të kthehet mbrapsht, por shihni për shenjta të tjera pozitive të gjuhës së trupit, si rritja e kontaktit me sy, distanca apo nëse afrohet më pranë jush, nëse shfaq gjeste më të hapura apo qesh etj. E prekura e supit mund të rrisë gjithashtu edhe nivelin e intimitetit verbal, ndaj në të tilla sutuata kushtojini vëmendje fjalëve dhe pyetjeve personale që mund t'ju bëjë personi.

Nëse shihni ose dëgjoni shenja të reagimit pozitiv për shkak të të prekurës së supit, mundeni - pas një intervali të aryeshëm - të provoni sërish një të prekur tjetër. Nëse edhe e prekura e dytë do prodhojë gjeste pozitive verbale dhe joverbale, mund të konsideroni që të vazhdoni në nivelin tjetër: në prekjen e dorës.

Duhet të kihet parasyshë, që e prekura e dorës - sa nuk është shtrëngim duarsh apo përshëndetje - është më personale se e prekura e supit. Duke i prekur dorën personit, po i kërkoni atij apo asaj. që të vazhdoni në një nivel më të lartë intimiteti. Pra, kjo duhet supozuar si pyetje, dhe jo si rregull.

Një reagim negativ për shkak të të prekurës së dorës, që mund të vihet re përmes sinjaleve joverbale të mërzitjes apo tërheqjes, nuk do të thotë me patjetër që personi nuk ju pëlqen, por tregon që po tentoni të avanconi në nivelin tjetër në një mënyrë premature ose jo të mirëseardhur. Ndërsa qoftë edhe një sinjal i vogël pozitiv, i shprehur nga personi përmes gjesteve verbale dhe joverbale, ju jep mundësinë që të tentoni edhe njëherë të prekurën e dorës, në një moment të përshtatshëm.

Reagimet potitive nga e prekura e dorës, mund të merren si leje ose mundësi për të vazhduar më tej, por me kujdes, në një nivel më të lartë intimiteti. Niveli tjetër mund të përfshijë shtrëngimin e dorës, ose mbajtjen e saj.

Përsëritja e të prekurës së dorës - ndoshta me një intensitet kohorë më të madh - , ju mundëson të përcaktoni nëse reagimet janë akoma pozitive, dhe që jeni të ndërgjegjshëm për të proceduar në nivelin tjetër.

Flirtimi joverbal, sinjalet vokale
Mbase mund të surprizoheni që shihni këtë pjesë në kategorinë e flirtimit joverbal, por v"erbal" do të thotl "fjalë" dhe sinjalet vokale, si toni i zërit, timbri, shpejtësia e të folurës etj., bëjnë pjesë në gjuhën e trupit nga këndvështrimi se si thuhen fjalët, jo se përmbajtja e tyre.

Studimet tregojnë që përshtypjet e para personat i krijojnë 55% nga gjuha e trupit, 38% nga mënyra e të folurit dhe 7% nga fjalët. Me fjalë të tjera, gjuha e trupit është mjeti më i mirë i flirtimit, por sinjalet vokale zënë vendin e dytë. Sa më shumë të mendoni për 38 përqindëshin, aq më të përqendruar do jeni që sinjalet vokale të përçojnë përshtypjen më të mirë. Aftësia për të lexuar sinjalet vokale të personit do ju ndihmjë të kuptoni nëse i pëlqeni ose jo personit.


Flirtimi verbal Pavarësisht tonit të zërit dhe gjuhës së trupit, flirtimi i suksesshëm kërkon aftësi të mira bashkëbiseduese. Arti i flirtimit verbal është thjeshtë një çështje e të qenit në dijeni të rregullave të bashkëbisedimit, të rregullave të pashkruara që mundësojnë bashkëbisedimin. Bashkëbisedimi më i mirë dhe i kënaqshëm mund të duket krejtësisht spontan, por në fakt njerëzit e përfshirë praktikisht janë duke iu bindur rregullave. Ndryshimi është se ata po i ndjekin rregullat në mënyrë automatike, pa u përpjekur me ndërgjegjje, tamam si shoferët që nuk mendohen kur ndërrojnë marshin e makinës. Për të kuptuar rregullat e bashkëbisedimit - si të mësuarit e ndërrimit të marsheve - do ndihmonte që të bisedonim më rrjedhshëm dhe të flirtonim më suksesshëm. Studimet kanë treguar që femrat janë më të afta se meshkujt në bisedat sociale informale, kjo ndodh për shkak se ato janë më të ndjeshme nga pikëpamja sociale dhe kanë aftësi më të mira komunikuese. Padyshim që meshkujt mund të mësojnë fare lehtë artin e bashkëbisedimit si një femër, - thjeshtë duhet të ndjekin disa hapa. Në fakt disa as nuk e marrin mundimin të mësojnë, ose nuk janë në dijeni të mangësive të tyre në këtë fushë. Ata meshkuj që e marrin guximin të mësojnë, padyshim që kanë avantazh më të madh në të flirtuar suksesshëm. Hapja Kur subjekti i flirtimit vjen, shumë njerëz kanë probleme me "hapjen". Meshkujt flasin për "hapje" që funksionon dhe "hapje" që çon në dështim. Ndërsa femrat qeshin për mënyrat e hapjes së meshkujve. Nga ana tjetër, të gjithë ne, na pëlqen apo jo, do të donim që të gjenim mënyrën më perfekte, origjinale dhe kreative për të lënë përshtypje të mirë tek personi që na duket atraktiv. Në fakt këtu çështja është se hapja nuk është edhe aq e rëndësishme, megjithëse të gjithë orvaten për origjinalitet. Është fakt që "hapësit" gjatë bashkëbisedimeve janë shumë rrallë origjinal. Është e thjeshtë në fakt: hapësit më të mirë janë ata që mund të "njihen" si hapës - që tentojnë të fillojnë një bashkëbisedim. Në Britani është e kuptuar universalisht që komentet rreth motit, nuk kanë të bëjnë me gjendjen e motit - pranohen universalisht si iniciatorët e bashkëbisedimit. "Ditë e bukur, apo jo?", kjo është mënyra britanike për të thënë "Do të doja të bisedoja me ju; doni të bisedojmë bashkë?" Një përgjigje miqësore, përfshirë edhe gjuhën pozitive të trupit, do të thotë "Po, do flas me ju"; një aprovim i ftohtë "Po", shoqëruar me mungesë interesi me anë të gjuhës së trupit, do të thotë "Jo, nuk dua të flas me ty". Edhe nëse jeni në një parti apo festë mund të dëgjoni të njëjtat komente ("Pak si zhurmë sot?", "Jo shumë gjallërueshëm këtu?", muzika, ushqimi etj), fjalët janë të parëndësishme, dhe nuk është e rëndësishme për të qenë mëndjemprehtë; toni pyetës në fund të pyetjes "Apo jo?, fton një përgjigje që nuk është aq kërkuese sa një pyetje direkte.

Kjo formulë është zhvilluar si një metodë standarde e fillimit të diskutimit me të huajt sepse është jshtëzakonisht efektive. Natyra jopersonale e komentit e bën të parrezikshme dhe jo të bezdisshme; toni hetues (pyetës) fton një përgjigje, por nuk është edhe aq direkt ose një pyetje e hapur. Ekziston një ndryshim i madh mes një komenti hetues si "Mot i tmerrshëm, apo jo?", dhe një pyetje direkte si "Çfarë mendon për motin?". Pyetja direkte pyet dhe kërkon një ripërsëritje, ndërsa komenti hetues i mundëson personit tjetër që të përgjigjet minimalisht, ose të mos përgjigjet fare, nëse personi nuk dëshiron të flasë. Në disa kontekste sociale - sporte, universitete, punë etj. - shembulli i interesave të përbashkëta e bën fillimin e bisedës më të lehtë, pasi linjat hapëse mund t'i referohen aktivitetit në fjalë. Në disa nga këto kontekste, ekzistojnë procedura rutinë që duhen ndjekur për të nisur një bisedim me një të huaj. Në ndeshje, për shembull, gjithkush mund të pyesë këdo, "Me kë e ka ndeshjen tjetër 'Tirana?", kush e shënoi golin, etj. Derisa konteksti ku jeni të prodhojë një ritual të përshtatshëm, përdorni komentin hetues të përveçëm. Kjo formulë mund të jetë e përshtatshme në çdo situatë. Thjeshtë bëni komente të përgjithshme, të përveçëm, të ndonjë aspekti të aktivitetit, rrethanave apo atyre që ju rrethojnë, me një ngritje të tonit "apo jo?". Objektivi juaj do ta shohë këtë si një fillim bisede, ose përgjigja e tij apo asaj do t'ju thotë menjëherë nëse është apo jo i/e mirëseardhur. Sigurisht që ekzistojnë nivele të përgjigjeve pozitive dhe negative në komentin hetues të përveçëm. Elementët që duhet të dëgjoni janë gjatësia, personalizimi dhe pyetja. Rregulli i përgjithshëm është që sa më e gjatë të jetë përgjigja, aq më mirë është. Nëse objektivi juaj në përgjigje përfshin fjalën "Unë", është një përgjigje edhe më pozitive dhe e personalizuar. Pra, nëse thoni "Ditë e bukur, apo jo?" dhe objektivi juaj përgjigjet me "Po, jam lodhur kaq shumë me gjithë atë shi, po t'i?," jeni përfundimisht në rrugën e mundësive pozitive. Duhet bërë kujdes se nuk ekziston asgjë e veçantë, mendjemprehtë ose e zgjuar rreth ndryshimeve të mësipërme. Mund të jeni të prirur ta përcaktoni përgjigjen si të kulturuar, të mërzitshme ose të parëndësisshme. Hapja është konsideruar si një ftesë miqësore për bashkëbisedim, ftesa është pranuar, objektivi ka zbuluar diçka për veten e tij/saj, ka shprehur interes për ty, dhe madje ka sugjeruar se mund të keni diçka të përbashkët. Gabimi më i madh që shumë njerëz bëjnë me hapjen është, ku përpiqen të fillojnë menjëherë një flirtim, në vend që thjeshtë të nisin një diskutim. Nëse e mendoni hapjen si një fillim diskutimi, jo si një nisje flirtimi, atëherë përdorni formulën e komentit hetues të përveçëm, dhe kushtojini vëmendje të veçantë përgjigjeve verbale dhe joverbale, kështu nuk mund të gaboni. Edhe nëse objektivi nuk i dukeni interesant objektivit tuaj dhe mohon ftesën tuaj për të biseduar, në këtë mënyrë ju do t'i shmangeni shkaktimit të ofendimit dhe poshtërimit, në rastin e një mohimi të menjëhershëm.

...vazhdon

Për më tepër rreth gjuhës së trupit lexo librin "Maska, Gjuha e trupit: zëri i gjesteve; 2013; Marion Mardodaj".
Një miniguidë për të flirtuar suksesshëm Një miniguidë për të flirtuar suksesshëm Reviewed by Oculusnews Albania on 5/10/2014 09:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.