Loading...

Krijesat që refuzojnë seksin dhe klonojnë vetveten

Sekreteti riprodhues i “hardhucave lezbike”


 Njërëzit kanë dëgjuar që nga bishti i hardhucave lind një hardhucë e re, por kjo nuk është e mjaftueshme. Disa specie hardhucash (gnemitophorus) kanë një tjetër mister: Ato mund të klonojnë veten e tyre. Kjo specie përbëhet vetëm nga femra, të cilat janë të afta të riprodhohen përmesparthenogenesi(kur riprodhimi bëhet pa fertilizim.

Femrat e njohura si parthenogens, vijnë
 nga hibridizimi i linjave të dy hardhuceve të ndara.Parthenogeni ka një kopje të
 kromozomeve nga nëna, dhe një tjetër analoge (me një ndryshim të papërfillshëm) nga
 babai. Kjo mund të bëjë lindjen e të rinjëve tamam si të ishin klonuar, pa ndihmën e
 kombinimit të gjeneve të ndryshme.

Vrasësit që klonojnë vetveten

 Parthenogenesis është vënë re në shumë
 lloje peshkaqenësh dhe gjarpërinjsh, 
megjithëse pasardhësit e tyre mund të
 kenë një jetë të shkurtër. Pas vëzhgimit
 të parthenogenesis të një peshkaqeni
 çekiç në kopshtin zoologjik të Detroitit, 
SHBA, Instituti Zoologjik vendosi që të
 fertilizonte vezët e këtij peshkaqeni.
Ata ishin në gjendje që të kultivojnë me
 sukses dy pasardhës, të cilët u konfirmuan
 si klonë të nënës së tyre. Disa studiues 
mendojnë se aftësia e peshkaqenëve për
 t’u riprodhuar me anë të parthenogenesës
 u ka mundësuar atyre që të jenë specia më
 e vjetër mbi tokë. Kur meshkujt ishin të rrallë, femrat riprodhonin vetveten me anë të klonimit.

Shkencëtarët e Institutit të Zoologjisë në Dedtroit krijuan klonet përmes një procesi të quajtur “parthenogenesis automatik”: Pasi veza e peshkaqenit është e formuar normalisht, më pas ajo fertilizohet nga “trupi polar”, një qelizë e krijuar gjatë zhvillimit të vezëve dhe që përmban
 të njëjtat gjene si vezët, duke bërë që peshkaqeni të ketë gjysmat e gjeneve të nënës së tij. 
Kjo është arsyeja kruesore se përse të vegjëlit e lindur në këtë mënyrë ngordhin shumë shpejt,
 pasi atyre u mungojnë gjene shumë të rëndësishme nga nëna e tyre për të jetuar normalisht.

Insektet afid të pemëve 


Disa lloje insektesh femra të njohur si afid,
 që rriten në pemë, janë në gjendje të klonojnë veten e tyre pa seks dhe të prodhojnë deri 100 kopje të vetvetes të cilat mbajnë të gjithë 
ADN-në identike. Pasardhësit jetojnë deri 
në 40 ditë, duke prodhuar edhe ato setin e
 tyre të kloneve, kështu që një insekt i vetëm
 afid mund të riprodhojë me miliona të tjerë.
Në kohë të ftohtë, këto insekte fillojnë të
 prodhojnë klone meshkuj (të cilët janë
 identik me nënën e tyre, përveç kromozomit seksual. Sidoqoftë, këto insekte të paktën 
një herë në vit riprodhohen seksualisht me partnerin e kundërt me qëllim për të
 pastruar peletën e tyre bakteriale duke
 marrë bakteriet e meshkujve në formë 
seksuale.
Këto klone janë të dobishme për insektet afid, pasi u mundësojnë atyre të mbrohen nga 
parazitët, dhe ia kalojnë tyre sëmundjet seksualisht të tramsetueshme kloneve.

Ylli i detit

 Disa krijesa janë aq të afta të rigjenerojnë 
veten e tyre, saqë një pjesë e trupit të tyre
 mund të krijojë një organizëm të tërë identik.
 Disa specie yjesh deti aplikojnë prodhimin aseksual përmes fragmetizimit të pjesëve
 kryesore të trupit të tyre.
Madje një specie ylli deti që rritet në Detit
 Mesdhe, e njohur si nemadote, mund ta riprodhojë vetveten vetëm nga një copë disa milimetërshe kub e trupit të saj.

Riprodhimi i yllit të detit është mbase më
 pak mbresëlënës se sa speciet e tjera. Ylli i
 detit mund të riprodhohet nga krahu i tij,
 vetëm nëse krahu i tij përmban pjesë të
 “shtyllës kurrizore” të tij ose ndryshe “diskut qendrorë”.
Krijesat që refuzojnë seksin dhe klonojnë vetveten Krijesat që refuzojnë seksin dhe klonojnë vetveten Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:18:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.