Igumenicë, sekuestrohen 159 kg drogë


sdf.jpg
Sekuestrohen 159 kg drogë në një automjet në Igumenicë mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve që vinë nga policia, është bërë e mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, Eduart Mullai, 25 vjeç. Bëhet me dije se 25-vjeçari ishte i dënuar më parë nga policia greke, për trafik narkotikësh.

Itinerari i rrugës që është ndjekur për kalimin e drogës për në Greqi është bërë nga piramida 67 për në Konispol.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga e sekuestruar është transportuar nga 7 persona, ndaj po punohet për kapjen e tyre. Po mëngjesin e sotëm, policia e Gjirokastërës ka bërë të mundur bllokimin e 30 kg drogë.
Previous Post Next Post