Fushë Krujë, shpërthen mjeti i parkuar në afërsi të një karburanti


makinaa_1.jpg

Në automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Nga të dhënat e para të policisë, bëhet me dije se mjeti në fjalë ka qenë i parkuar afër rrugës, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në km e parë në hyrje të Fushë-Krujës.

Policia e mbërritur në vendngjarje nuk bën me dije nëse ka apo jo persona të lënduar.
Sipas tyre, automjeti ka shpërthyer në afërsi të një karburanti me pronar shtetasin Sabri Xhixha.

Ende nuk dihen as shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Pritet që në orët në vijim policia të zbardhë më shumë të detaje nga ngjarja dhe të identifikojë pronarin e mjetit.
Previous Post Next Post