Loading...

Fule: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian, Stefan Fule, gjatë takimit sot në Prishtinë me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, theksoi se “Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe rruga e saj drejt integrimit varet nga arritjet dhe përmbushja e reformave në vend”. Fule nënvizoi se suksesi në përmbushjen e reformave do të përcaktojë edhe dinamikën e proceseve integruese të Kosovës. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës kosovare thuhet se Presidentja Jahjaga dhe Komisioneri Fule diskutuan për axhendën evropiane të Republikës së Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për rëndësinë që procesi i integrimit evropian të mbetet një përpjekje gjithëshoqërore.

Presidentja e falënderoi Fule për kontributin e tij në avancimin e proceseve drejt integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se në dy vitet e fundit është bërë progres i konsiderueshëm dhe ne dëshirojmë që ky proces të jetë konsistent dhe në përputhje me perspektivën evropiane të rajonit.
Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për të vazhduar me të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të vendit në BE. Në këtë rrafsh ajo shprehu kënaqësinë me efikasitetin e përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fule..
Presidentja Jahjaga me Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fule, bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se në këtë fushë është arritur progres i konsiderueshëm dhe Kosova është e interesuar të intensifikohen përpjekjet nga të dyja palët në kuadër të dialogut për viza.
Presidentja Jahjaga gjithashtu shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ajo tha se janë arritur marrëveshje të rëndësishme, por duhet të ketë zbatim të tyre në praktikë, ndërkohë që Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Fule: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane Fule: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane Reviewed by Oculusnews Albania on 5/06/2014 12:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.