Loading...

Erotizmi sipas shenjave të horoskopit


dss.jpg
DASHI
Sensualiteti. Plutoni të mbikëqyr duke të lejuar një sensualitet direkt, pa komplekse dhe aspak artificial. Gjithmonë ka vend për të reja, të cilat stimulojnë një Dash që në fund të fundit nuk është dhe aq personifikimi i besueshmërisë.
Energjia. Flakët, zjarri, shkëndijat… janë fjalët më të përshtatshme për të përshkruar energjinë tënde seksuale, e cila është më e fortë se ajo e shenjave të tjera.
Fantazia. Dashi nuk ka dëshirë të ëndërrojë gjëra të pamundura. Seksi për ty është si një vakt i domosdoshëm për të mbijetuar.

Partneri ideal. Një Dash si ti do të ishte partneri ideal për netët e zjarrta. Një Peshore do t’ju tërheqë me imagjinatë në lojërat erotike. Me Luanin do të jesh në një betejë të vërtetë, sepse secili prej jush ka një qëllim të vetëm: të befasojë tjetrin. Pastaj, nëse do pak më shumë turbullirë në jetën tënde seksuale, zgjidh një Akrep bashkë me “frutat” erotike të ndaluara që ofron.

DEMI
Sensualiteti. Shenja më sensuale e zodiakut fshihet pas materializmit. Të pëlqen të japësh dhe zgjosh tek partneri ato ndjesi tashmë të vdekura dhe të stimulosh fantazinë në këmbim të një kënaqësie maksimale.
Fantazia. Si çdo Dem i mirë që qëndron me këmbë në tokë dëshiron fortësinë dhe gjërat konkrete të marrësh kënaqësi.
Energjia. Mund të thuhet që i ushqen vetes një përbuzje në lidhje me fantazitë erotike, të cilat nuk i shikon aspak të nevojshme. Përkundrazi, për ty aksioni është më i rëndësishmi mbi të gjitha.
Partneri ideal. Një Akrep, për dëshirat e tua të thella seksuale për kënaqësitë e mishit, do të të nënshtronte. I përshtatshëm do të ishte dhe një Dem, i cili ashtu si dhe ti di të gjejë mirëkuptimin perfekt fizik. Një Peshore, që arrin të vërë zjarrin në ato zona të paprekura. Një i shenjës së Peshqve që të kompleton si nga ana sentimentale ashtu dhe nga seksuale.
Dhe pse jo, një Shigjetar për vetë energjinë e tij komunikuese.

BINJAKËT
Sensualiteti. Partnerët mund të konfirmojnë me plot gojën: me ty kanë patur mundësi të kalojnë të gjitha situatat e mundshme, duke kaluar nga letargjia në çmenduri të paturpshme. Në imagjinatën tënde të shfrenuar fshihen skenare të pabesueshme, ku ti luan me një pasion dhe gjallëri rolin kryesor.

Energjia. Energjia juaj identifikohet nga ulje dhe ngritje: në varësi të humorit me një konstante të vetme: paparashikueshmëria. Si të gjithë Binjakët e tjerë ke nevojë për lojën e tërheqjes në mënyrë që dridhjet të përshkojnë të gjithë trupin, nga koka tek këmbët dhe për të tërhequr pas vetes një partner entuziast.
Fantazia. Qëllimi kryesor i Binjakëve është të gjejnë një partner mjaft elastik, tek i cili të mund të shprehen lirshëm. Qëllimi yt: të vësh nën kontrollin tënd partnerin!
Partneri ideal. Shigjetari do të jetë shumë i gatshëm për t’u bashkuar me ty në lojërat erotike. Edhe një Binjak do të ishte një partner i mirë. Di të magjepsësh një Akrep me mundësinë që i jep për të depërtuar në pafundësi dhe për jetuar një ritëm të shfrenuar.

GAFORRJA
Sensualiteti. Kultivon një pamje të këndshme dhe të gatshëm për t’u transferuar në më të bukurën dhe më eksperten në fushën e të dashuruarve. Shumë brishtë, të pëlqen të jesh nën “mbrojtjen” seksuale të partnerit tënd. Për t’u lëshuar nga komplekset ke nevojë për shume butësi dhe përkëdhelje.
Energjia. Nuk je nga ato krijesa që shquhen për sensualitetin e tyre që në shikimin e parë ,por që fillon të shfaqet pak nga pak, dhe për gjithmonë. Elementët e tu provokues si shikimi apo lëvizjet e tua delikate janë shumë efektive.
Fantazia. Je një vëzhguese maniake e detajeve që shfaqin diferencën midis një nate të paharrueshme dhe asaj banale. Gjithçka është e paramenduar dhe e ideuar në mënyrë perfekte.
Partneri ideal. Me Luanin – funksionim perfekt! Me Peshoren, ndan dëshirat e tua më sekrete dhe më të patregueshme. Akrepi me jetën e tij intensive seksuale dhe me pak përbërje sadomasokizmi. Bricjapi, për një takim shpërthyes dhe të paharrueshëm. .. Dhe Peshqit, për një sensualitet krijues.

VIRGJËRESHA
Sensualiteti. Sipas teje, kënaqësia do të ishte mënyra më e mirë për të njohur anën tënde intime dhe të padukshme seksuale.
Energjia. Energjia jote ushqehet me narcisizmin tënd. Adhuron të shikosh dëshirat e tua të shkëlqejnë në sytë e të tjerëve.
Fantazia. Virgjëresha, krenare për fizikun dhe paraqitjen, preferon që partneri të realizojë çdo dëshirë. Si këmbim duhet të tregojë që është i pafuqishëm ndaj tërheqjes tënde, kjo e kënaq mjaft mirë egon tënde.
Partneri ideal. Peshorja, që me mjeshtërinë e treguar kënaq narcisizmin tuaj. Akrepi që do të shpalosë të gjithë pasionin e tij në krahët e tu. Me Shigjetarin formon një çift klasik dhe tërheqës. Ujori të plotëson mjaft mirë, në këmbim që ti mos të jesh autoritare me të.

LUANI
Sensualiteti. Aftësia jote për t’u bërë ballë situatave më ekstreme, tipike për shenjën tuaj, gjendet, mjaftueshëm në sensualitetin tënd.
Energjia. Ke një personalitet të mbushur me kontradikta dhe shpërthime emocionesh. Është pikërisht kjo pikë nga ku buron energjia shpërthyese seksuale.
Fantazia. Budallejtë shpjegojnë një tendencë pasive në imagjinatën seksuale. Të pëlqen që partneri yt të fantazojë për ty.
Partneri ideal. Peshqit, të cilëve u pëlqen të lënë takime në vende sekrete dhe të pazakonta, për të stimuluar dëshirën tënde. Akrepi, i gatshëm për të shtuar guximin tënd dhe për të të nxjerrë nga guaca ku ti fshihesh. Me Shigjetarin do të dashurosh përkujdesjen që ai do të tregojë mbi ty dhe me Bricjapin, do të zbulosh domethënien e vërtetë të fjalës fantazi!

PESHORJA
Sensualieti. Mbrapa një aparence të përmbajtur fshihet një sensualitet i nxehtë. Peshorja nuk i kursen asnjë kënaqësi. Kërkesa e saj është e qartë: një partner në lartësinë e duhur, një ambient me muzikë të ëmbël në sfond, një darkë nën atmosferën e qirinjve dhe një bisedë pasionante.
Energjia. Ushqehet me dëshirën konstante për kënaqësi të cilës i bashkëngjitet dhe sprovimi i aftësive të saj, të qenit e dëshiruar dhe e parezistueshme.
Fantazia. Fantazitë e Peshores janë sekrete dhe mund të shpalosen vetëm nëse ajo është e bindur në lidhje me partnerin e saj. Tek një mashkull adhuron ëmbëlsinë e tij. Kjo vlen vetëm për ata të cilët i ka studiuar mirë dhe kanë një sens të mirë humori dhe ndjeshmërie.
Partneri ideal. Një Peshore do të kuptojë shijet e tua për të ndryshuar. Një Shigjetar mund të të duket i mërzitshëm, por kujdes, rrezikon të humbasësh një partner, i cili di me të vërtetë sesi të të befasojë. Ndërsa një Bricjap do të dijë të të dhurojë një natë, të cilën nuk do të guxosh t’ia tregosh askujt.

AKREPI
Sensualiteti. Ke një avantazh kundrejt shenjave të tjera të zodiakut. Dëshira juaj për të provuar gjithçka të çuditshme mund t’ju çojë në aventura dhe raporte ekstreme. Në duart tuaja ndodhen sekretet e ekspertëve më të mëdhenj seksualë.
Energjia. Energjia është e përqendruar mbi gjithçka që i përket seksit apo kënaqësisë në përgjithësi. Dhe partnerët e tu të ndjekin pa rezistuar aspak, pasi di mirë t’i bindësh ata.
Fantazia. Je një nga shenjat më të tërhequra nga fantazitë erotike. Të pëlqen të “planifikosh” çdo detaj përpara se të veprosh. Di të shtysh një partner drejt ekstremeve dhe ata do ta bëjnë me kënaqësinë më të madhe.
Partneri ideal. Një Akrep si ti: do të zhyteshit në kënaqësitë më ekstreme pa të voglin diskutim. Dhe një i shenjës së Peshqve do të arrinte të kuptonte dëshirat tuaja të ekzagjeruara.

SHIGJETARI
Sensualiteti. Zotëron një sensualitet të fshehtë, të gëzueshëm dhe aventuresk. Je nga të rrallat shenja të zodiakut që di të bësh dallimin midis të bërit dashuri dhe seks.
Energjia. Karakterizohesh nga një natyralitet në mënyrën sesi i realizon aventurat dhe zbulimet. I përjeton momentet sensuale si një udhëtim me plot me të papritura.
Fantazia. Pranon çdo lloj fantazie, vetëm me një kusht: të jenë eksituese dhe dëfryese. Partneri juaj mund ta kuptojë nga shkëlqimi i syve tuaj që duhet të përqendrojë të gjithë energjinë e tij që të arrijë maksimumin me ju.
Partneri ideal. Një Shigjetar do të ishte bashkëlojtari më i mirë. Ujori stimulon shijet e tua për aventura. Dhe Peshqit që e jetojnë dashurinë fizike si një udhëtim dhe janë të tërhequr nga dëshira për të renë.

BRICJAPI
Sensualiteti. Je një nga shenjat më bujare të zodiakut. Sensualiteti juaj është energjik dhe mjaft i zjarrtë. Partneri juaj nuk do të hiqte dorë kurrë nga udhëtimi erotik me ju.
Energjia. Energjia juaj bazohet në entuziazmin tuaj natyral dhe në dëshirën për të dhënë. Kënaqësia është motori i jetesës dhe padyshim meriton, sipas teje, të gjithë kujdesin e mundshëm.
Fantazia. Imagjinata juaj nuk ka nevojë për asnjë stimulues të jashtëm për t’u shprehur lirshëm. Ke një vizion të thjeshtë mbi kënaqësinë, që nuk mund të shkojë kurrë deri tek vuajtja.
Partneri ideal. Një Ujor që shkakton kontradiktat midis moralitetit tënd rigoroz dhe lirisë së shfrenuar në disa raste. Pas një përpjekjeje të përsëritur, do të dorëzohesh patjetër.

UJORI
Sensualieti. Sensualiteti juaj është spontan, i butë dhe i zbehtë. Por nëse partneri juaj arrin t’ju kuptojë, di të bëhesh dhe pasionant. Tipari që të karakterizon është dimensioni estetik që i vesh një marrëdhënieje seksuale.
Energjia. Aventurat për një natë nuk bëjnë për ty. Çdo takim ose marrëdhënie seksuale duhet të jetë në momentin dhe në kohën e duhur dhe mbi të gjitha mjaft konstruktive.
Fantazia. Pamja juaj e sertë fsheh në të vërtetë fantazi sekrete romantike dhe të djallëzuara, por që preferon të mbeten vetëm në kuadrin e imagjinatës. Realiteti është krejt një tjetër gjë për ty, i përbërë nga ëmbëlsia dhe shkëmbime që e shtojnë edhe më shumë energjinë e një takimi seksual.
Partneri ideal. Me një partner të shenjës tënde mund të arrish një jetë seksuale intensive. Peshqit janë të kundërtit e shenjës tënde, por mos harro: dy shenja të kundërta tërhiqen!

PESHQIT
Sensualiteti. Sensualiteti juaj është i kontrolluar nga e bukura Venerë. Të pëlqen edhe të bësh për vete të tjerët. Për sa i përket anës seksuale, të pëlqen t’ia lësh iniciativën partnerit dhe ta bësh atë të kuptojë që është ai që mbizotëron deri në momentin që nuk i ngelet gjë tjetër, por të pranojë që në të vërtetë je ti ajo që e bën këtë gjë .
Energjia. Bazohet në vullnetin tënd natyral. Parapëlqen më shumë kënaqësitë që të fal partneri.
Fantazia. Lundron dhe mrekullohesh në oqeanin e imagjinatës dhe të irealitetit dhe adhuron të tërheqësh pas dhe partnerin tënd.
Partneri ideal. Një Virgjëreshë ka aftësi të zgjojë kuriozitetin tënd. Do të adhurosh raportin me një Ujor. Me një shigjetar do të ndash shijen e një zbulimi të dashurisë fizike të jetuar si një udhëtim. Akrepi, për tërheqjen reciproke që eksperimentoni mbi njëri tjetrin.
Erotizmi sipas shenjave të horoskopit Erotizmi sipas shenjave të horoskopit Reviewed by Oculusnews Albania on 5/19/2014 08:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.