Loading...

Publiko edhe TI

Oculus News mirëpret shkrime, opinione apo denoncime nga gazetarë të rinj të apasionuar, ambicioz dhe të dedikuar në profesion. Shkrimet dhe gazetarët më të mirë, të vlerësuara brenda pak javësh nga ne, u hapin automatikisht rrugën atyre të bëhen pjesë e stafit tonë si intern për një perjudhë 3 mujore.


"Oculus", në latinisht do të thotë "sy", prandaj, edhe çdo qytetarë është i mirëpritur të dërgoi materiale për publikim në portalin tonë që lidhen me fenomene të jetës së përditshme apo denoncime të ndryshme që vetë ai ka konstatuar.


Oculus News ka si prioritet të veçantë shkrimet që lidhen me punësimin dhe fenomenet që lidhen me të, karrierën, profesionet, dhe shëndetin në përgjithësi. Por gjithsesi çdo material është i mirëpritur.


Mos nguroni të bëheni pjesë e përvojës sonë!


Shkrimet mund t'i dërgoni në këtë adresë: tiranasoculus@gmail.com


Oculus News është themeluar rreth dy vjet më parë nga Marion Mardodaj, studiues, opinionist dhe analist, i cili, duke konstatuar defektet e rënda të shoqërisë shqiptare, të nxitura dhe të kultivuara kryesisht nga politikanët shqiptarë dhe nga qarqet antishqiptare, themeloi këtë portal me qëllim për të iluminuar sado pak shoqërinë shqiptare. Duke parë se si njerëzit u përdornin dhe u tjetërsonin për një vend punë, për pak para apo edhe për një thes miell, nga politikanët dhe nga qarqet antishqiptare, dhe mbi këtë këndvështrim, duke parë horizontin tepër pesimist të së ardhmes së Shqipërisë, Mardodaj ndërtoi këtë portal.


Mardodaj është edhe autor i tre librave, që janë: "Si Fitohet Vendi i Punës: Teknika dhe sekrete për të fituar çdo vend punë," një libër që e arriti suksesin duke u bërë pjesë e bibliotekës së Bashkisë së Oslos, e shtetit që aktualisht ka standardin më të mirë të jetesës në Europë, Norvegjisë. Sigurisht që kjo ka ngjallur shumë xhelozi e smirë nga të gjitha anët, pasi jo vetëm që nuk është vlerësuar nga institucionet e edukimit dhe universitetet shqiptare që iu marrin mijëra euro prindërve të cilët shpeshherë shesin edhe tokat, shtëpitë apo bagëtitë për të shkolluar fëmijët e tyre, dhe iu japin diploma pa vlerë, por në shumë raste është kopjuar si ide, nga biznese potencialisht të lidhura me politikën. Ndërsa libri i dytë i themeluesit është, "Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve," i cili erdhi si kundërpërgjigje ndaj situatës tejet artificiale dhe shterpë që mbizotëronte në vend. Kurse libri i tretë është "Kompetenca Lidershipi," i cili, sapo doli në treg, dolën në treg edhe disa organizata fantazëm që "trajnonin lidershipin". Ky libër ka si synim, sigurisht të zhvillojë kapacitetet e lidershipit të ineresuarve, pasi liderët e suksesshëm të çdo fushe, janë ata që çojnë shoqërinë përpara, por edhe t'i bëjë apel politikanëve që t'i vënë mirë gishtin kokës për veprimet e tyre.


Aktualisht Oculus News ka mbi 18,000 fansa në Facebook dhe mijëra të tjerë nga rrjete dhe kanale të ndryshme sociale.

Stafi Oculus News përbëhet nga 3 gazetarë, përfshirë edhe themeluesin, dhe mbahet në këmbë falë pasionit dhe dedikimit, pasi Oculus News nuk ka marrë dhe nuk merr para nga asnjë parti, qeveri apo politikan, nuk pranon favore klienteliste reklamash nga asnjë kompani biznesi, por pranon reklama vetëm mbi bazën e audiencës që aktualisht shkon në disa dhjetëra mijë. Të vetmet para që Oculus News siguron, që janë ekstremisht të pamjaftueshme, janë paratë nga reklamat e kompanive ndërkombëtare që shihni në ekran. Pavarësisht kësaj, Oculus News do vazhdojë pa reshtur të thotë të vërtetën e të orvatet pa mbarin të iluminojë sado pak shoqërinë shqiptare.
Publiko edhe TI Publiko edhe TI Reviewed by Oculusnews Albania on 5/25/2014 01:42:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.