Cameron Diaz dhe Banji Madden, një çift i ri?


sasaa.jpg



 Aktorja e famshme e Hollywood-it, Cameron Diaz, është pikasur nga paparacët duke shpenzuar kohë cilësore - madje duke bërë palestër - me kitaristin e njohur, 35 vjeçarin Banji Madden, disa herë gjatë muajit të kaluar.


"Ata kanë kaluar shumë kohë në shtëpinë e Cameron," thotë një burim. "Cameron duket shumë e lumtur me Benji-n. Ai është një djalë i mirë dhe e trajton si zonjë."


"Ata duken shumë miqësorë bashkë," thekson një tjetër burim. "Dhe ata duket se po i shmangen çdokujt."


Diaz ka qenë shoqe me Nicole Richie, e cila është motra binjake e gruas së vëllait të Madden. Mbase kjo lidhje ka ndikuar në njohjen më të thellë me njëri-tjetrin.
Previous Post Next Post