9 gjërat që vrasin trurin

gjërat që vrasin trurin

  Truri ndikohet nga faktorë të shumtë, shumë prej të cilave janë të padukshme në përditshmëri. Në trurin e njeriut ndikon çdo gjë, qysh nga ushqimi e deri tek sjelljet më të thjeshta të përvetësuara gjatë viteve.

Disa sjelllje e ulin nivelin e inteligjencës duke vrarë qelizat e trurit e duke dëmtuar në mënyrë të pandërprerë organin më vital të organizmit, që është truri. Fatmirësisht, këto sjellje mund të shmangen.

Në mënyrë që të mbani trurin në një gjendje sa më të mirë, duhet të shmangni disa lloje sjelljesh që e dëmtojnë atë. Çdo ndryshim pozitiv reflektohet në funksionimin e trurit. Në vijim po paraqesim 9 sjelljet që duhen përvetësuar dhe ushtruar në mënyrë që të keni një tru sa më të shëndetshëm dhe produktiv:

1. Niveli i lartë i sheqerit në gjak
Mbingrënja, memoria e dobët, problemet me të mësuarit, depresioni dhe shumë probleme të tjera lidhem me konsumimin e shumtë të sheqerit, thekson një studimi fundit. Shumë njerëz nuk e kanë idenë se sa shumë sheqer konsumojnë, pasi sheqeri është përherë prezent në dietën tonë, por ekspertët e shëndetit rekomandojnë që ta reduktoni në minimum atë.

2. Ajri i ndotur
Truri ynë përdor sasi të konsiderueshme oksigjeni për të funksionuar normal - që do të thotë se nëse jeni vazhdimisht të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur, jeni të ekspozuar gjithashtu edhe ndaj mosfunksionimit normal të trurit. Ajri i ndotur dërkon oksigjen jo cilësorë në tru, i cili redukton funksionet konjitive dhe mund të shkaktojë ndryshime fizike të trurit. Ajri i ndotur shkaktohet nga indtustritë, mjetet motorike, pluhuri etj., dhe ajri i ndotur mund të depërtojë thellë në organizmin tonë.

3. Mungesa e gjumit
Gjumi mundëson rikuperimin e trupit dhe lehtëson krijimin e qelizave të reja në organizëm dhe në tru. Qëndrimi për një kohë të gjatë pa gjumë mund të shkaktojë dëmtime në tru duke bërë të mos gjenerohen qeliza, dhe duke shkaktuar kështu humbjen e aftësisë së qelizave nervore për të komunikuar normal midis tyre. Rekomandohet 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.

4. Ushqimet e konservuara
Ushqimet e konservuara stimulojnë kequshqyerjen pasi priren të ulin oreksin për shkak të kimikateve, duke bërë kështu që trupi të mos marrë lëndët e nevojshme për të funksionuar normal. Ushqimi i keq shkatërron gradualisht organet e trupit, dhe veçanërisht trurin, ndaj qëndroni sa më larg tyre.

5. Alkooli dhe cigaret
Për alkoolin dhe cigaret flitet shumë, por duhet theksuar vazhdimisht se alkooli mund të shkaktojë disbalancë në ndryshimet strukturore të trurit kur konsumohet me sasi të mëdha per një kohë të gjatë. Ndërsa studime të ndryshme konkludojnë se tymosja mund të shkaktojë humbje graduale të kujtesës tek meshkujt.

6. Mosngrënja e mëngjesit
Mbreti i shëndetit është mëngjesi, thotë një fjalë e urtë. Nëse nuk konsumoni mëngjes, do ulni nivelin e sheqerit në gjak, i cili nuk do furnizojë siç duhet me proteina organet e trupit në një kohë kur sistemi metabolistik është i rikuperuar nga nata. Vitaminat dhe proteinat, të cilat ndihmojnë per një mendje dhe trup të shëndoshë, merren më shëndetshëm në mëngjes.

7. Pak stimulim mendorë
Truri funksionon si një muskul i trupit, kështu që duhet ushtruar, përndryshe nuk do jetë shumë i mprehte. Ndaj njerëzit luajnë lojëra të ndryshme. Mësoni të luani shah apo lojëra tëngjashme që nxisin aktivitetin e trurit dhe të menduarit kreativ. Dëgjoni muzikë që ju frymëzon, ndiqni programe televizive që ju interesojnë dhe lexoni librat  që ju kanë bërë për vete.

9. Grykësia dhe kolesteroli
Pak njerëz e kuptojnë faktin se grykësia shkakton jashtëzakonisht shumë probleme. Sforcon venat e gjakut, duke kufizuar kështu furnizimin optimal të trupit me oksigjen, përfshirë edhe ato të trurit.
Kolesteroli redukton qarkullimin e gjakut në arterie dhe e bën të pamundur furnizimin mjaftueshëm të gjakut me oksigjen dhe ushqyesit jetik.

10. Helmimi nga dioksidi i karbonit
Kjo ndodh kur gjatë gjumit, mbulohet koka me jorgan apo batanije, dhe veçanërisht tek fëmijët. Kjo gjë bën që të rritet niveli i dioksidit të karbonit që hyn në organizmin tonë, duke rralluar kështu oksigjenin dhe shkaktuar dëmtime në tru. Kur flemë na nevojitet ajër i pastër për të mundësuar shkëmbimin normal të elementeve midis organizmit dhe ambjentit.
Previous Post Next Post