Loading...

7 udhëzimet jetike që ju ndihmojnë të mbani trupin në formë


Më poshtë po ju paraqesim disa rekomandime për një trup të freskët dhe të shëndetshëm sipas një reviste prestigjioze ndërkombëtare për shëndetin.
1. Pini sa më shumë ujë.
Uji është një element i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. 

2. Konsumoni ushqim cilësor.
 Zakonisht, 5-6 racione të vogla ushqimi janë më mirë sesa 3 vaktet që ne jemi mësuar të hamë. Racionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Kini kujdes! Këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. 

3. Konsumoni vaj ulliri.
Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj, vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji. 

4. Vitaminat dhe mineralet. 
Përdorni suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë multivitaminë  zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato, përgjithësisht, janë të parrezikshme për trupin. 

5. Bëjeni zakon stërvitjen. 
Të paktën tri herë në javë, në mëngjes, shkoni në palestër dhe vraponi, ose bëni biçikletë për 45 minuta. Pastaj, pas punës, rreth orës gjashtë apo shtatë, bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndieni ndryshimin menjëherë. 

6. Stërvitje force.
 Këtu bëhet fjalë për stërvitjen me pesha. Si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, stërvitja me pesha nuk ka zëvendësim. Është mënyra më e mirë për të shtuar masë muskulore, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive dhe ndihmon në zbukurimin e formave të trupit. 

7. Gjumi. 
Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje, organizmi futet në një fazë stresi fizik dhe vetëm çlodhja e ndihmon për t’u rikuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë. Gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin. Shumë njerëz çlodhen me 5 apo 6 orë gjumë, ndërsa shumë të tjerë kanë nevojë për 8 apo 9 orë. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues më të saktë sesa vetë trupi.
7 udhëzimet jetike që ju ndihmojnë të mbani trupin në formë 7 udhëzimet jetike që ju ndihmojnë të mbani trupin në formë Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:59:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.