7 drogërat më vartëse dhe të dëmshme

 Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në varësinë ndaj grogërave, përfshirë aspektin gjenetik, konteksti shoqërorë, paratë, etj. Por përbërjet kimike të drogërave garantojnë që disa drogëra janë më vartëse se disa të tjera. Më e keqja është heroina.

Një grup studiuesish në Kolegjin Imperial të Londrës kanë përcaktuar se cilat drogëra janë më vartëse. Rezultatet e tyre tregojnë se duhani dhe alkooli janë më të dëmshme se cannabis dhe ekstazia. Ndërsa shkencëtarët holandez e replikuan këtë studim të anglezëve duke theksuar se për këtë studim janë marrë për bazë faktorët e varësisë dhe jo të dëmit në shëndet. Gjithsesi në vijim po paraqesin rezultatet e studimit të anglezëve:   

1. Heroina


Padyshim që heroina është droga më dipendente dhe shkatërruese. Vlerësohet që vetëm në SHBA rreth 281,000 persona kurohen për shkak të heroinës. Sipas një studimi të bërë në vitin 2003, theksohet se rreth 23 përqind e personave që provojnë per herë të parë heroinë, bëhen vartës.

2. Kokaina Krak 


Megjithëse kokaina krak dhe kokaina pluhur kanë elemente të ngjashme kimike dhe efekti është i ngjashëm, procesi i konsumimit të krak-ut me djegje ka efekte më të shkurtëra - rreth 10 minuta, ndërsa kokaina pluhur nga 15 në 30 minuta. Intensiteti i efektit i kombinuar me metodën e gëlltitjes janë arsyet kryesore përse kjo drogë listohet si ndër më vartëset.

3. Nikotina


Megjithëse nikotina nuk shkakton efekte të ngjashme me heroinën apo krakun, ajo është e ngjashme biologjikisht në një farë mënyre: stimulon të njëjtët neurotransmetues. Duke konsumuar rregullisht, reduktohet ndjeshmëria e receptorëve të nikotinës, dhe kjo nxit që përdoruesit të vazhdojnë të tymosin. Në shba ka rreth 50 milion persona te varur nga duhani.

4. Metadoni


Në aspektin klinik, një dozë e moderuar e kësaj droge është e tolerueshme. Ata që marrin metadon do t’i rezistojnë efekteve euforike të heroinës.Por problemi është se ata që marrin shpesh metadon, do të bëhen vartës prej tij.

5. Alkooli


Për shkak se alkooli është legal dhe konsumohet në vendet publike, është e vështirë të bëhet një vlerësim objektiv për nga varësia. Simptomat e lënjes së alkoolit janë aq të rënda, sa që mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Në SHBA rreth 7 përqind e popullsisë është e varur nga alkooli.

6. Kokaina


Kokaina ndalon trurin të riabsorbojë dopaminën (një neurotransmetues i rëndësishëm i trurit), duke krijuar pështypjen se ky element është me shumicë në trup. Lënja e kokainës, bën që trupi ta kërkojë dopaminën e cila është jetike për funksionimin e
trupit dhe mendjes - pra, të kërkojë kokainën.

7. Amfetamina


Përdorimi i rregullt i amfetaminës mund të mos jetë aqvartës sa kokaina krak, por sërish shkakton dëshirë për ta përdorur rregullisht ose në doza më të mëdha. Lënja e amfetaminës mund të shkaktojë depresion të rëndë dhe ankthe, gjithashtu edhe lodhje ekstreme. 
Previous Post Next Post