Loading...

5 organizmat më të vjetër mbi Tokë


Informacioni që po paraqesim në vijim është publikuar disa javë më parë në revistën
e universitetit të Chicago-s, ku janë paraqitur shkurtimisht 5 nga organizmat më të
vjetër të planetit Tokë.

1. La Lareta, shkurre mbi 2,000 vjeçare (Shkretëtira Atacama, Kili)
original.jpg
Kjo gjë që duket si një shkëmb i jeshiltë, është në fakt një shkurre shumë e dendur
që është në prag të zhdukjes, e cila jeton në lartësitë ekstreme të shkretëtirës Atacama, Kili.

2. Pema Baobab, mbi 2,000 vjeçare (Parku Kombëtar i Afrikës së Jugut)
original (1).jpg
Kjo pemë jeton në Parkun e Afrikës së Jugut, dhe për ta vizituar, duhet të shoqërohesh
nga një eskordë e armatosur. Kjo pemë karakterizohet nga zgavrat e shumta ndërsa rritet, 
të cilat shërbejnë si shtëpi natyrore për kafshët. Por gjatë kohërave këto pemë i kanë shërbyer
edhe nevojave njerëzore, për shembull, për tualet, burg, madje brenda tyre janë ndërtuar edhe
bare.


3. Myshku Antarktikës, mbi 5,500 vjeçar (Ishili Elefant, Antarktikë)
original (3).jpg

Ky myshk jeton në cepat e ishullit Elefant. U lokalizuan për herë të parë rreth 100 
vite më parë gjatë një ekspedite.



4. Welwitschia Mirabilis, mbi 2,000 vjeçare (Shkretëtira Namib-Naukluft, Namibi)
original (4).jpg

Welwitschia Mirabilis është një lloj shkurreje që jeton në disa brigje të Namibisë dhe 
Angolës, ku edhe lagështira është e pranishme për shkak të distancës me detin.


5. Bari i detit në Posidoni Oceania, mbi 100,000 vjeçar (Ishujt Balearic, Spanjë)
original (5).jpg
Kullota me barë deti në Posedonia zuri rrënjë rreth 100,000 vjet më parë. 
E tërë zona e mbuluar me këtë bar midis Ibizës dhe Formenteras mbrohet nga UNESCO.
5 organizmat më të vjetër mbi Tokë 5 organizmat më të vjetër mbi Tokë Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:03:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.