Loading...

3 dietat që duhen shmangur me patjetër


1. Shkenca thotë që gruri nuk ka lidhje me njerëzit obezë
Një studim i publikuar në revistën Cereal Science ka demaskuar mendimin 
që, reduktimi i konsumimit të bukës ndihmon në reduktimin e peshës trupore,
 siç propagandojnë një sërë dietologësh.
Pasi kanë shqyrtuar të gjitha studimet e publikuara në revistat shkencore që 
shkruanin për dietën, shkencëtarët holandez nuk kanë gjetur asnjë evidencë që
 të konfirmojë se gruri dhe buka lidhen me obezitetin. 

2. Dieta që lidhet me tipin e gjakut është demaskuar!
Disa vite më parë, një libër i publikuar pak në Amerikë me titull
 “Ha mirë në përputhje me gjakut tënd”, u shit me miliona kopje. Ideja e këtij libri
 ishte përpjekja për t’iu përshtatur dietës së stërgjysheve, në mënyrë që të mos kemi
 probleme. Autori pretendon se përshtatja e dietës me atë të stërgjyshërve e përmirëson
 shëndetin, redukton mundësitë e atakut kardiakn dhe një sërë sëmundjesh të tjera.
Shkencëtarët e universitetit të Torontos, analizuan 155 persona dhe nuk gjetën lidhje
 të mënyrës së ushqyerit me tipin e gjakut.
Dr. Ahmed El-Sohem, i cili ishte përfshirë në studim, thotë: “Mënyra se si
 individët reagojnë ndaj dietave të stërgjyshërve të tyre, nuk ka absolutisht lidhje me
 përshtatjen për të krijuar një balancë. Mund të themi me bindje të plotë se hipoteza
 e llojit të gjakut është një mashtrim”.

3. Qëndroni sa më larg mishit
Një studim i ri në Spanjë tregon që dietat me shumë proteina e rrisin mundësinë e
 zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Madje shkencëtarët theksojnë se kjo dietë mund
të provokojë mungesën e kalciumit.
Pra, është e rëndësishme të ushqehemi me një dietë të balancuar, me shumë 
zarzavate, fibra (drithëra), proteina pa yndyrna (vezë, peshk), dhe me yndyrë të
 shëndetshme (si avokado./People/
3 dietat që duhen shmangur me patjetër 3 dietat që duhen shmangur me patjetër Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:34:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.