Loading...

20 fakte interesante që nuk dinit për Napoleon Bonapartin

1. A e dinit që në ditët e sotme në Francë është ilegale të emërosh një derr "Napoleon"?

sddsds.jpg

2. Prindërit dhe të afërmit e tij e thërrisnin me pseudonimin, Nabulio.

3. Mbase diçka që s'përbën surprizë është fakti që në fëmijërinë e tij ishte shumë i aftë në matematikë, kishte aftësi të jashtëzakonshme sociale dhe ishte shumë autoritarë.

4. I është sugjeruar nga mësuesja e tij që t'i bashkohet ushtrisë.

5. Napoleoni kishte simptomën "Ailurophobia", që do të thotë se kishte frikë nga macet.

6. Ishte i famshëm për shtatin e tij - 1.70 m. Gjithsesi, në atë kohë kjo gjatësi ishte mesatare.

7. Atij i pëlqente të rrethohej nga ushtarë shumë të gjatë, diçka që mund të ketë kontribuar në shtatin e komentuar si të shkurtër të tij.

8. Napoleoni u mposht mrekullisht në shah nga një makinë turke shahu, brenda së cilës fshihej një person, megjithëse ai nuk e dinte këtë fakt.

9. Emri i vërtetë i gruas së tij ishte Mire Josephe Rose Tascher de la Pagerie.

10. Napoleoni nuk e pëlqente, prandaj e riemëroi Jozefinë.

11. Ai kishte dy fëmijë nga martesa e parë, dhe vajza e tij u martua me vëllain e Napoleonit, me kërkesë të tij.

12. Ai mendonte që Jozefina i sillte fat, prandaj mbante gjithmonë një portret të saj në luftërat e tij.

13. Fjalët e fundit të Napoleonit ishin: "Francë, ushtri, kreu i ushtrisë, Jozefinë."

14. Ishte ushtria e Napoleonit që përdori për herë të parë ushqimet e konservuara.

15. Thuhet që ai e kishte nuhatjen shumë të fortë.

16. Ishte i tmerruar nga dyert e hapura, çdokush që hynte në dhomën e tij duhet të mbyllte derën menjëherë.

17. Të gjithë vaktet i hante me shpejtësi dhe në qetësi.

18. Ushqimi i tij i preferuar ishte pula e pjekur me patate dhe qepë të skuqura.

19. Thuhej që ishte qen i punës dhe flinte vetëm 3 apo 4 orë në natë.

20 Napoleoni vari një shishe helmi në qafën e tij. Kur më në fund e përdori në vitin 1984, helmi e kishte humbur fuqinë por vetëm sa e sëmuri rëndë atë.
20 fakte interesante që nuk dinit për Napoleon Bonapartin 20 fakte interesante që nuk dinit për Napoleon Bonapartin Reviewed by Oculusnews Albania on 5/24/2014 11:34:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.