Loading...

12 ushqimet që na bëjnë më të bukur


Ne jemi çfarë hamë, që do të thotë se bukuria kalon edhe nga pjata. Një dietë e ekuilibruar
 na lejon të marrim të gjitha ushqimet e nevojshme që do të na bëjnë më të bukur; në
 aspektin fizik, sigurisht.
1-E verdha e vezës për thonj të bukur dhe të fortë

E pasur me vitaminë B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin

 e thonjve rezistentë.

2- Embrion gruri kundër plakjes 

Pasuria e antioksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E, mbron qelizat

 duke u bërë një aleat i mirë antiplakje. Ndërkaq, embrionet e grurit përmbajnë vitaminën B, e domosdoshme për zhvillimin e flokëve.

3-Domatet për t’u mbrojtur nga dielli

Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Lycopene, molekula që i jep ngjyrën karakteristike

 të kuqe domateve, është një antioksidant mjaft i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar 
radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Për këtë fakt, domatet janë
 ushqimi kyç kundër rrudhave të vogla dhe njollave kafe të lëkurës.

4-Peshku për flokë të shëndetshëm dhe të bukur 

Proteinat e pasura me aminoacide squfuri, të tilla si mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin

 kryesor për flokët. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hash në mënyrë të ekuilibruar për
 të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjitha elementet e nevojshme për prodhimin e flokëve, në
 mënyrë që të ruajnë butësinë dhe vitalitetin.

5-Avokado kundër lëkurës së thatë

Avokado u jep një ndihmë lëkurave të thata. Ky frutë është i pasur veçanërisht me acide yndyrore monoinsature, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Ai përmban edhe vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm, i cili është në gjendje që të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira, të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara.

6-Boronica, një ilaç i mirë antimoshë 

Këto kokrra riparojnë dëmet e përditshme të pësuara në lëkurë. Një përqendrim i madh antioksidantësh të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi antimoshë.

7-Portokalli për një energji të plotë 

Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe, është një molekulë esenciale për 

prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Përveç kësaj, kolagjeni është një
 nga molekulat më të mira, e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim koloritit tuaj natyral. 
Rezultati: do të jeni rrezatues.

8-Pras për një bark të sheshtë

Për çdo gastroenterologjist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i transitit të zorrëve.

 Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kaurdisur me qepë… fibrat që gjenden te prasët janë aleatë të mirë për një bark gjithmonë të sheshtë.

9-Kanella: aleat për një trup të hollë 

Është ushqimi i bukurisë i përdorur nga më të rinjtë. Shpesh, në fakt, dietat e pasura me

 sheqer dhe yndyrë nxisin plakjen e parakohshme të lëkurës. Ndërsa kanella rrit shijen 
natyrale duke zëvendësuar lehtësisht sheqerin. Në këtë mënyrë ajo zvogëlon mallin për 
ushqime me sheqer. Përveçse përmirëson gjendjen e lëkurës, ky mashtrim i vogël është
 një aleat i mirë për një trup të hollë.

10- Luleradhiqe për këmbë të lehta

Është përbërësja për përsosmëri e çajeve bimore dhe detoksifikues. Vetitë e saj diuretike

 (që nxisin urinimin) nuk duhet të demonstrohen më dhe ajo duhet të privilegjohet në rastin 
e ruajtjes së ujit. E marrë në formën e çajit bimor dy apo tri herë në ditë, luleradhiqja është
 përbërësi i duhur për këmbë të lehta.

11- Miso: ndërprerës i rrudhave

Supa miso është sekreti i japonezëve për ta mbajtur lëkurën të re. E bërë nga brumi i thartuar

 me kokrra soje, miso është i pasur me acid linoleik, që lejon ta mbani lëkurën të lëmuar e pa
 rrudha.

12-Çokollata: karta fituese e bukurisë suaj

Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë 

me më pak sheqer dhe yndyrë, është kaq bukur kur ajo të jep këtë kënaqësi.
12 ushqimet që na bëjnë më të bukur 12 ushqimet që na bëjnë më të bukur Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 10:03:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.