11 gjërat që njerëzit ME MENDJE TË FORTË u shmangen

11 gjërat që njerëzit ME MENDJE TË FORTË u shmangen

1. Duke shpenzuar kohë për t’u hidhëruar me veten e tyre

Është e pamundur që njerëzit me mendje të fortë të shihen duke u ndjerë të pikëlluar për rrethanat apo keqtrajtimin që mund t’u bëhet. Ata kanë mësuar të marrin përgjegjësi për veprimet dhe rezultatet e tyre, dhe kanë një kuptim të trashëguar të faktit që jeta nuk është e drejtë. Ata janë të aftë të dalin nga një situatë përpjekjeje me mirënjohje dhe ndërgjegje të plotë për mësimet që kanë marrë. Kur u shkojnë gjërat keq, ata përgjigjen me fraza si “Ok, mirë”, ose “po më!”

2. Duke dhuruar fuqinë  

Njerëzit me mendje të fortë e shmangin dhënien e fuqisë tek të tjerët për t’i bërë të ndihen keq ose inferiorë. Ata e kuptojnë që janë në kontroll të plotë të veprimeve dhe emocioneve të tyre; e kuptojnë që fuqia e tyre qëndron në aftësitë e tyre për të menaxhuar mënyrën për t’u përgjigjur.

3. Duke u stepur nga ndryshimi

Njerëzit me mendje të fortë e përqafojnë dhe e mirëpresin ndryshimin. “Frika” më e madhe e tyre është stanjacioni. Një amdjent në ndryshim dhe madje i pasigurte, mundet të përbëjë një burim frymëzimi për një njeri me mendje të fortë.

4. Duke shpenzuar energji mbi gjërat që nuk muk mund t’i kontrollojnë

Njerëzit me mendje të fortë nuk ankohen kur janë në trafik, në rrallë apo për njerëzit e tjerë, pasi e kuptojnë se të gjithë këto faktorë janë jashtë kontrollit të tyre. Në një situatë të keqe, ata e dinë që e vetmja gjë që mund të kontrollojnë, janë përgjigjet dhe qënrimet e tyre, dhe këto gjëra i përdorin shumë mirë.

5. Duke u shqetësuar për t’u lutur të tjerëve

Njerëzit me mendje të fortë orvaten të jenë të drejtë dhe të mirë, dhe u luten të tjerëve vetëm kur e meritojnë, por nuk kanë frikë të flasin. Janë në gjendje t’i përballojnë me sukses dhe elegancë situatat kur dikush mërzitet për shkak të tyre. 

6. Duke u frikësuar për të marrë risqe të llogaritura

Njerëzit me mendje të fortë kanë dëshirë të marrin risqe të llogaritura. Kjo është diçka krejt ndryshe nga ndërmarrja e risqeve në ajër. Por një njeri me mendje të fortë mund ta peshojë riskun, të peshojë potencialet dhe mund të nxjerrë përfitimet.

7. Të jetuarit me të shkuarën

Njerëzit me mendje të fortë kanë mprehtësinë ta kuptojnë të shkurën dhe mësimet e nxjerra prej saj, kështu që nuk shpenzojnë energji duke menduar të shkaurën.Ata shumicën e energjive të tyre e investojnë për të ardhmen.

8. Të bërit sërish dhe sërish të njëjtat gabime

Të gjithë e dimë përkufizimin e papërgjegjshmërishë, apo jo? Pra, kur ndërmarrin të njëjtin veprim sërish dhe sërish duke shpresuar për një rezultat të ndryshëm. Njerëzit me mendje të fortë i pranojnë përgjegjësitë për sjelljet e shkuara dhe dëshirojnë të mësojnë nga gabimet. Studimet tregojnë që aftësia për të qenë vetëreflektues është pika më e fortë e drejtuesve dhe sipërmarrësve.

9. Të pasurit zili suksesin e njerëzve të tjerë

Nevojitet karakter i fortë për t’u ndjerë i sinqertë me suksesin e të tjerëve. Njerëzit me mendje të fortë e kanë këtë aftësi. Nuk bëhen xhelozë apo të kenë zët suksesin e të tjerëve. Kanë dëshirë të punojnë fort për suksesin e tyre, pa u mbështerur në rrugët e shkurtra.

10. Duke u dorëzuar pas një dështimi

Çdo dështim është një mundësi për zhvillim. Madje edhe sipërmarrësit më të mëdhej e pranojnë se në përpjekjet e tyre të para kanë dështuar shpesh. Njerëzit

 me mendje të fortë janë të gatshëm të dështojnë sërish dhe sërish, nëse të mësuarit nga çdo eksperiencë dështimi do t’i çonte ata më pranë suksesit.

11. Duke u frikësuar per kohën që kalojnë vetëm

Njerëzit me mendje të fortë e shijojnë madje shpesh a kanë thesare kohën e kaluar të vetmuar. E përdorin kohën joproduktive të tyre duke reflektuar dhe planifikuar për të qenë më produktiv. Më e rëndësishmja, njerëzit me mendje të fortë nuk varen nga të tjerët sa i përket lumturisë apo gjendjes së tyre shpirtërore. Ata mund të jenë të lumtur me të tjerët, dhe mund të jenë të lumtur vetëm./Oculus News
11 gjërat që njerëzit ME MENDJE TË FORTË u shmangen 11 gjërat që njerëzit ME MENDJE TË FORTË u shmangen Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 09:31:00 AM Rating: 5
Powered by Blogger.